Pas përfundimit të operacionit për nxjerrjen e personave të zhdukur, që u mbyll me gjashtë viktima, hetimet vijojnë në vendin e shpërthimit në zonën e Plakës në Athinë. Ekipet e specializuara të Departamentit të Krimeve të Zjarrvënieve po transportojnë me kujdes materialet e ndërtimit nga rrënojat në një zonë të posaçme, ku po analizohen për të zbardhur shkaqet e tragjedisë.