Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi: Masë ekstreme, por s'kam të drejtë të ndërhyj

Nga A2 CNN
27 Shtator 2026, 14:34 | Politikë

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi: Masë

Mesazhin e paralajmëruar për t’ua adresuar qytetarëve shqiptarëve, nga Rinasi pas kthimit nga SHBA, kryeministri Edi Rama e nisi me arrestimin drejtueses së SHISH Vlora Hyseni. Për kreun e qeverisë kjo është një masë ekstreme, duke patur parasysh se SHISH është një institucion kyç i shtetit.

“Zhvillimet e fundit, pas vendosjes së masës të arrestit shtëpie për ish-drejtuesen e SHISH, kërkojnë adresim të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë. Ishte një masë ekstreme po të mbajmë parasysh se bëhet fjalë për ekspozimin e në institucioni kyç të shtetit. Nuk kam qëllim të hyj në vlerësimin e dosjes apo arsyen që kanë çuar prokurorinë ta kërkojë dhe gjykatës ta vendosë atë masë. Nuk e kam bërë në asnjë rast. Çdo dyshim duhet të hetohet deri në fund. Çdo akuzë duhet të rrëzohet ose të provohet përmes një procesi të paanshëm", u shpreh kreu i qeverisë.

Sipas tij kjo ngjarje “i ka lënë pa fjalë edhe partnerët ndërkombëtarë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos