Torino/ Përplasi me makinë djalin 5-vjeçar të ish-partnerit, arrestohet për tentativë vrasjeje

Bota

-900-0-1790510328xitali-sd-3-106.webp

Një 5-vjeçar është përplasur nga një automjet mbrëmjen e së shtunës në Torino, në kryqëzimin e rrugëve Via Pinelli dhe Via dell’Industria.

Sipas hetimeve paraprake, në drejtimin e makinës ndodhej ish-partnerja e babait të fëmijës. Autoritetet dyshojnë se përplasja mund të ketë qenë e qëllimshme dhe e lidhur me konflikte të mëparshme mes dy ish-partnerëve.

Fëmija po ecte së bashku me prindërit kur u godit nga automjeti. Ai u transportua me urgjencë në spitalin pediatrik “Regina Margherita”, ku vijon të jetë i shtruar në gjendje të rënduar dhe me prognozë të rezervuar.

Gruaja është ndaluar nga policia dhe ndaj saj është ngritur akuza për tentativë vrasjeje. Hetuesit po punojnë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar motivet e saj.

ME TE LEXUARAT