Rama: Hetimi i Vlora Hysenit i takon drejtësisë, mbrojtja e SHISH përgjegjësi e shtetit
Kryeministri Edi Rama deklaroi se hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit i takojnë ekskluzivisht drejtësisë, ndërsa mbrojtja e SHISH nga çdo pasojë e mundshme është përgjegjësi e shtetit.
Në një mesazh nga Rinasi, Rama kërkoi që çështja të trajtohet në Këshillin e Sigurimit Kombëtar, të thirrur nga Presidenti.
“Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit është detyrë ekskluzive e drejtësisë, kjo nuk ka diskutim. Mbrojtja e SHISH nga çdo dëm kolateral të mundshëm është detyrë e gjithë shtetit”, u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se ndarja e pushteteve nuk duhet të nënkuptojë ndarje nga përgjegjësia shtetërore, duke e cilësuar Këshillin e Sigurimit si forum për diskutimin e garancive që duhet të mbrojnë institucionet.
“Ka ardhur koha ta trajtojmë bashkërisht dhe seriozisht. Këshilli i Sigurimit, thirrur njëherësh nga Presidenti, është vendi i duhur për të reflektuar dhe diskutuar mbi garancitë që duhet t’i mbrojnë institucionet tona, kur drejtuesit apo punonjësit rrëshqasin nga binarët dhe bëhen subjekt i një hetimi penal”, deklaroi Rama.
Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri
“Kishte referenca të shkëlqyera nga partnerët”, Rama: Vlora Hyseni ka hyrë në një borxh të madh moral me këtë vend
Rama mesazh nga Rinasi: Masa ndaj kreut të SHISH ekstreme, u ekspozua një institucion i rëndësisë së veçantë (Fjala e plotë)
- 15:30 Rama: Sistemi po lufton korrupsionin, unë dhe PS i dhamë drejtësisë pavarësinë
- 14:57 Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri
- 14:43 “Kishte referenca të shkëlqyera nga partnerët”, Rama: Vlora Hyseni ka hyrë në një borxh të madh moral me këtë vend
- 14:30 Rama mesazh nga Rinasi: Masa ndaj kreut të SHISH ekstreme, u ekspozua një institucion i rëndësisë së veçantë (Fjala e plotë)
- 14:18 Shkodër, zjarr në çatinë e një hoteli në qendër të qytetit, ndërhyjnë zjarrfikëset
- 14:11 Pritet mesazhi i Ramës, Berisha mbërrin në Rinas, do udhëtojë drejt Strasburgut