Aktualitet

“Korrupsioni nuk po shtohet, po goditet”, Rama: Hetimet e drejtësisë, si dëshmi e një kapitulli të ri

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” bashkë me delegacionin që e ka shoqëruar gjatë vizitës 6-ditore në SHBA për Asamblenë e OKB. Pas pak pritet që ai do të adresojë një mesazh për shqiptarët.

Mesazhi i kryeministrit vjen pas hetimeve të SPAK për drejtoreshën e shkarkuar të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se i ka dorëzuar informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar për dosjen ‘AKSHI’.

 Fjala e Ramës:

“Korrupsion, na mbyti korrupsioni!” Pavarësisht bindjes dhe kahut të votës, fakti që drejtësia prek zyrtarë dhe individë të niveleve të ndryshme nuk do të thotë se korrupsioni po shtohet. Përkundrazi, fakti që, në këtë kapitull të ri për Shqipërinë, hetimet e pavarura po u hapin llogari individëve tregon se mekanizmat e drejtësisë po veprojnë më shumë se më parë.

Nuk kemi pasur kurrë më parë një lloj drejtësie vërtet të pavarur në këtë rwshtohet, por po zbulohet dhe po goditet.

Hetimi nuk është tregues i rritjes së korrupsionit. Përkundrazi, është dëshmi se ai po vihet përballë drejtësisë.