Live Updates /

Arrestimi i ish-drejtueses së SHISH, Rama: Masë ekstreme! Korrupsioni nuk po rritet, s'mund të fajësohem unë

*Në deklaratën e publikuar pasi mbërriti në Rinas, kryeministri Edi Rama nuk mori përgjegjësi mbi arrestimin e ish-shefes së SHISH, por tha se masa e SPAK ndaj saj ishte ekstreme. *Sa i takon akuzave për korrupsion, Rama tha se korrupsioni po goditet më shumë se kurrë më parë dhe se ai nuk mund të fajësohet për çdo bashkëpunëtor që shkel ligjin.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Në deklaratën e publikuar pasi mbërriti në Rinas, kryeministri Edi Rama nuk mori përgjegjësi mbi arrestimin e ish-shefes së SHISH, por tha se masa e SPAK ndaj saj ishte ekstreme. *Sa i takon akuzave për korrupsion, Rama tha se korrupsioni po goditet më shumë se kurrë më parë dhe se ai nuk mund të fajësohet për çdo bashkëpunëtor që shkel ligjin.

4 Postime
38 MINUTA ME PARE

“Korrupsioni po goditet, nuk po rritet”/ Rama: Hetimet ndaj zyrtarëve të lartë nuk tregojnë se shumica qeverisëse është e korruptuar

Arrestimi i ish-drejtueses së SHISH, Rama: Masë ekstreme! Korrupsioni

Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar pretendimet se hetimet ndaj zyrtarëve dhe bashkëpunëtorëve të qeverisë janë provë e rritjes së korrupsionit.

Duke folur për kuptimin politik të zhvillimeve të fundit, ai tha se fakti që drejtësia heton edhe persona me funksione të larta tregon se korrupsioni po goditet.

“Korrupsioni po goditet, nuk po rritet”, u shpreh Rama. S

ipas tij, rastet e hetuara nuk provojnë që shumica qeverisëse është e korruptuar, ndërsa drejtësia e re ka pavarësinë të veprojë edhe brenda radhëve të pushtetit.

Rama: Nuk kam asnjë gjë tjetër për të shtuar por tani kam ende për të thënë për kuptimin politik të këtij zhvillimi pasi edhe këtë herë u ngrit në kupë të qiellit një aktakuzë kundër qeverisë dhe meje personalisht, me refrenin e shfrenuar ‘;na mbyti korrupsioni. Pavarësisht bindjeve dhe kahjes së votës, fakti që drejtësia prek edhe njerëz me funksione të larta, anëtarë të qeverisë e bashkëpunëtore nuk provon se na mbyti korrupsioni apo se po shtohet. Përkundrazi. Faktet se në episodet e këtij kapituylli të ri për Shqipërinë nuk provon asesi që shumica qeverisësae është e korruptuar. Ky fakt, këto episode, kjo drejtësie e re ku kurrë më parë nuk ka pasur një lloj drejtësie të pavarur, ku ska pasur kurrë një udhëhehqej politike e interesuar për ti dhënë pavarësi apo forcë politike për ta mbështetur atë duke marrë përsipër kostot, provojnë të kundërtën e avazit që na mbyti korrupsioni. Korrupsioni po goditet nuk po rritet. Shumica e qeverisëse është e palëkundur në luftën kundër korrupsiopnit mbi të gjitha brenda rradhëve të saj. Jemi të angazhuar deri në fund, qoftë për reforma qoftë për përballimin e kostove politike që sjell angazhimi kundër korrupsioni i organeve të drejtësisë.Versus.al

44 MINUTA ME PARE

Rama tregon si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH: Fillimisht ishte këshilltarja ime, kishte referenca të shkëlqyera

Arrestimi i ish-drejtueses së SHISH, Rama: Masë ekstreme! Korrupsioni

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj spekulimeve për emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ai tha se Hyseni kishte punuar fillimisht pranë tij si këshilltare dhe se më pas ishte emëruar drejtuese e SHISH-it, bazuar edhe në referenca që, sipas tij, ishin marrë nga shërbime partnere.

Rama: Orvatjet për ta shpjeguar emrërimin e Vlora Hyseniy në krye të SHISH-it me lloj-lloj fantazish konspirative s’kanë lidhje me të vërtetën. E vërteta është e thjeshtë. Ka nisur të punojë pranë meje në rolin e këshilltares. Pas një periudhe jo të shkurtër në atë rol, si edhe bazuar në referenca të shkëlqyera të marra nga shërbime partnere, ajo është emëruar drejtuese e SHISH-it.

As nuk vihet sot në diskutim se ish-drejtuesja e SHISH-it ka hapur një llogari të vështirë me drejtësinë, veçse ka hyrë në një borxh të madh moral në këtë vend.

Por, po ashtu, as nuk diskutohet që ky vend nuk bëhet kurrsesi më i drejtë kur njerëzit e sotëm nën hetim nga prokuroria linçohen në tezgat mediatike, as kjo shoqëri nuk bëhet kurrsesi më e mirë kur i fryn zjarrit të atyre turrave./Versus.al

50 MINUTA ME PARE

Dosja e Vlora Hysenit në rrjetet sociale, Rama ngre shqetësimin: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh

Arrestimi i ish-drejtueses së SHISH, Rama: Masë ekstreme! Korrupsioni

Kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësimin për publikimin e të dhënave nga dosja hetimore e ish-drejtueses së SHISH, ndërsa çështja po trajtohej nga organet e drejtësisë.

Në reagimin e tij, Rama tha se masa që kufizon lirinë e një personi mund të kundërshtohet vetëm në gjykatë.

Ai theksoi se nuk synon të gjykojë nga foltorja e kryeministrit vendimin e organit të akuzës, por shtoi se respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk e përjashton ngritjen e shqetësimeve parimore.

Sipas Ramës, gjatë marrjes së masës dhe trajtimit gjyqësor të dosjes, SHISH u ekspozua ndaj rrezikut të një dëmi që, sipas tij, mund të ishte parandaluar.

Rama: Çdo masë kufizimi e lirisë nga organi i akuzës, për cilindo qoftë që s’ka imunitet parlamentar, kundërshtohet vetëm në gjykatë dhe jo me opinion e krye as në foltoren e Kryeministrit.

Respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk do të thotë heshtje edhe kur një shqetësim parimor shfaqet gjatë veprimtarisë së organeve të saj.

Në këtë rast, përveç dhe përtej çështjes penale individuale, ka një fakt tjetër parimor, shtetëror, që nuk mund të anashkalohet sikur s’ka ndodhur.

Gjatë marrjes së masës dhe administrimit gjyqësor të dosjes, një institucion me ndjeshmëri të veçantë u ekspozua ndaj potencialit të një dëmi të madh, që mund dhe duhej të ishte parandaluar plotësisht.

Të dhënat e dosjes hetimore vërshonin nëpër kanale sociale, para se gjykata të urdhëronte kufizimin e publikimit të tyre.

54 MINUTA ME PARE

Arrestimi i ish-drejtueses së SHISH, Rama: Masë ekstreme, por akuzat duhet të hetohen deri në fund

Arrestimi i ish-drejtueses së SHISH, Rama: Masë ekstreme! Korrupsioni

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, duke thënë se zhvillimet e fundit kërkojnë një shpjegim publik.

Rama e cilësoi arrestin “një masë ekstreme”, por theksoi se nuk i takon atij të vlerësojë arsyet pse Prokuroria e ka kërkuar.

Ai tha se nuk ka ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjë në çështjet e drejtësisë.

Sipas kryeministrit, çdo akuzë e ngritur në këtë çështje duhet të hetohet deri në fund.

Rama: Sapo jam kthyer nga New York ku siç e dini përfaqësova Shqipërinë në OKB. Vendosa të drejtohem menjëherë nga aeroporti ‘Nënë Tereza’. Zhvillimet e fundit, pas vendosjes së masës të arrestit shtëpie për ish-drejtuesen e SHISH, kërkojnë adresim të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë. Ishte pa diskutim një masë ekstreme po të mbajmë parasysh se bëhet fjalë për ekspozimin e një institucioni shumë kyç. Unë s’kam të drejtën të ndërhyj në përmbajtjen e dosjes dhe çfarë e ka çuar gjykatën ta bëjë. S’e kam bërë më parë dhe as nuk do ta bëj. Çdo dyshim duhet të hetohet deri në fund. Çdo akuzë duhet të rrëzohet ose të provohet përmes një procesi të paanshëm.

 

Poll