web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: Nuk ka bir nëne të ketë një provë që një qindarkë të jetë dhënë në këmbim të një firme timen

27 Shtator 2026, 14:55, Aktualitet CNA

Rama: Nuk ka bir nëne të ketë një provë që

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ekziston asnjë provë që ai dhe familja e tij kanë përfituar qoftë edhe një qindarkë në këmbim të një firme të vendosur prej tij gjatë kohës që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës apo qeverinë.

“Unë me siguri duhet të kem fajet e mia pa diskutim. Kurrë në asnjë rast dhe për asnjë arsye mua nuk më bën dot askush palë, pasi asgjë në 28 vite e shërbimit tim publik nuk mund të ketë prekur paratë, pronat apo interesat e shqiptarëve . Dalin plot e flasin në emrin tim apo kundër emrin tim.

Nuk ka një provë të vetme që një bir nëne ta ketë një qindarkë të tijën në xhepin tim apo në të ardhurat e familjes sonë dhënë në këmbim të një firme të vetme të dhënë nga unë si kryebashkiak apo kryeministër nuk e nxjerin dot kurrë se nuk ka lindur kurrë ai lloj fenomeni. Kam fajet e mia. Nuk jam engjëll dhe as i pagabueshëm por faji që s’kam bërë kurrë është që të tregtoj për para apo prona pushtetin që u kam kërkuar shqiptarëve për të rilindur Tiranën dhe Shqipërinë”, tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga