Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kërkesave të opozitës për të shpjeguar emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, duke thënë se ajo kishte marrë referenca të shkëlqyera nga shërbimet partnere.
“Orvatjet për ta shpjeguar emrërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH-it me lloj-lloj fantazish konspirative s’kanë lidhje me të vërtetën. E vërteta është e thjeshtë. Ka nisur të punojë pranë meje në rolin e këshilltares. Pas një periudhe jo të shkurtër në atë rol, si edhe bazuar në referenca të shkëlqyera të marra nga shërbime partnere, ajo është emëruar drejtuese e SHISH-it.
Rama tha se Hyseni, përpara emërimit në krye të SHISH, kishte punuar për një periudhë si këshilltare pranë tij dhe se vendimi për emërimin e saj ishte marrë edhe mbi bazën e vlerësimeve nga shërbimet partnere.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit dhe hetimit ndaj ish-drejtueses së SHISH, Rama u shpreh se situata ka krijuar një përgjegjësi të rëndë morale, ndërsa njëkohësisht kundërshtoi atë që e cilësoi si linçim publik të personave nën hetim.
“As nuk vihet sot në diskutim se ish-drejtuesja e SHISH-it ka hapur një llogari të vështirë me drejtësinë, veçse ka hyrë në një borxh të madh moral në këtë vend.
Por, po ashtu, as nuk diskutohet që ky vend nuk bëhet kurrsesi më i drejtë kur njerëzit e sotëm nën hetim nga prokuroria linçohen në tezgat mediatike, as kjo shoqëri nuk bëhet kurrsesi më e mirë kur i fryn zjarrit të atyre turrave”, tha Rama.


