Aliti: Kërkuam drejtësi, por morëm zhgënjim, Specialja u shndërrua në gjykatë turpi

Në Shkup po mbahet marshi protestues me moton “Jo në emrin tim”, i organizuar në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalimit të tij, kryetari i Këshillit Organizativ, Rafiz Aliti, e cilësoi Gjykatën e Specializuar si një institucion të padrejtësisë dhe krimit, duke thënë se pritshmëritë për drejtësi janë zëvendësuar me zhgënjim.

Aliti nënvizoi se shqiptarët e Kosovës kanë paguar një çmim të lartë për lirinë, ndërsa dënimi i çlirimtarëve, sipas tij, përbën një turp të madh dhe dëmton imazhin e shtetit të Kosovës.

“Përshëndes komandantin Abaz Gjuka-Ali Ahmetin, familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe të gjithë pjesëmarrësit. Jemi mbledhur këtu për të kërkuar drejtësi dhe për të kundërshtuar drejtësinë politike që po zbatohet nga Gjykata e Hagës, e cila u themelua nga Moska dhe Beogradi. Ajo është kthyer në gjykatën e turpit, duke i mbajtur çlirimtarët larg familjeve të tyre”, deklaroi Aliti.

Ai tha se vendimet ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së janë mbështetur në dëshmi të rreme dhe në biseda të zhvilluara në kafene, ndërsa besimi fillestar te kjo gjykatë është kthyer në një zhgënjim të thellë.

“Kosova dhe lufta e saj çlirimtare janë njollosur. Askush të mos harrojë se liria e Kosovës u fitua me sakrifica të mëdha: pati viktima mes fëmijëve, grave dhe të moshuarve, si dhe njerëz të burgosur e të dëbuar. Këto janë plagët e një populli, ndërkohë që kriminelët serbë nuk u përballën me drejtësinë. Kjo është një pabesi që nuk do ta harrojmë”, u shpreh ai. /Telegrafi/


Shtuar më 27.09.2026 15:05

sultanbeyli escortJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom