Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Premtova Rilindjen dhe një qeverisje ku askush nuk do të shkelte në dërrasë të kalbur”, Rama: Kryeministri nuk mund të parashikojë sjelljen e një individi

Shkruar nga Newsbomb
"Premtova Rilindjen dhe një qeverisje ku askush nuk do të shkelte
 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zhvillimet e fundit përbëjnë një “ndryshim historik”, duke u shprehur se unë nuk mund të parashikojë sjelljen e një individi në administratë dhe se pikërisht për këtë arsye ekzistojnë organet e drejtësisë.

Ai u shpreh se kërkon qe reforma në drejtësi dhe se vijn të mbështesë institucionet e reja të drejtësisë, duke theksuar se kjo mbështetje qëndron “përtej lajthitjeve”.

“Unë premtova Rilindjen dhe një qeverisje ku askush nuk do të shkelte në dërrasë të kalbur dhe as një administratë shembullore. Unë u zotova për çlirimin e drejtësisë dhe fundin e pandëshkueshmërisë për njerëzit e pushtetshëm. Ky është ndryshimi historik që po ndodh. Pyetja me vend s’është si ka mundësi të mos e dijë kryeministri kur vartësi shkel ligjin, por si mund ta dijë? Kryeministri nuk e ka të mundur të parashikojë sjelljen e një individi, as të lejuar të përgjojë bashkëpunëtorët dhe as e ka të mundur të lexojë mendjen e dikujt kur ajo kurdiset për të punuar së prapthi. Prandaj demokracitë kanë organe drejtësie, prandaj e kam kërkuar reformën në drejtësi dhe e mbështes drejtësinë e re, përtej lajthitjeve”, tha Rama.

Po ashtu ai reagoi ndaj akuzave të opozitës se ka marrë n jë orë të shtrenjtë si dhuratë nga krimi i organizuar. Rama i cilësoi akuzuesit si “pisanjosë me kostum parlamentar” dhe deklaroi se dhuratat që ka marrë gjatë detyrës janë regjistruar si pronë e shtetit shqiptar.

“Kush ka përfituar të drejta kushtetuese të zhvillimit të pronës apo mundësi të ligjshme investimi, e di shumë mirë çfarë flas, e di shumë mirë çfarë them kur them se pushteti im nuk është përdorur për të dhënë favore të errëta. Sot në Kryeministri ka një muze të dhuratave. Atyre pisanjosëve me kostum parlamentar, të cilët kanë nxjerrë edhe një orë super të shtrenjtë që paskam marrë dhuratë nga krimi i organizuar, u them se në atë muze ka një duzinë orësh të shtrenjta dhe super të shtrenjta, të cilat më janë dhuruar mua nga miq të fuqishëm apo vizitorë të huaj. Ndryshe nga paraardhësi im, që i ka përlarë të tëra bashkë, unë i kam regjistruar të gjitha dhuratat për Kryeministrin si prona të shtetit shqiptar. Sepse çfarë vjen për mua si Kryeministër dhe çfarë më takon ta kem si Kryeministër, nuk vjen për ta çuar në shtëpinë time," tha ai. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese