Nga Rinasi, Edi Rama shfajësohet për skandalet e panumërta të qeverisë dhe arrestimin e dhjetëra zyrtarëve.
Kryeministri tha se kjo nuk do të thotë se korrupsioni ka mbytur vendin, por se drejtësia sot është e pavarur falë kësaj mazhorance edhe duke vuajtur pasojat, siç tha ai.
“Arrestimi i zyrtarëve të qeverisë nuk do të thotë se na mbyti korrupsioni. Kurrë më parë s’ka patur një udhëheqje që i dha pavarësi drejtësisë, edhe duke marrë kostot e saj mbi lëkurën e vet…
Unë premtova Rilindjen e një Shqipërie të rrënuar dhe shtetbërjen europiane, jo qeverisjen ku askush nuk do të shkelë në dërrasa të kalbura. U zotova për cclirimin e drejtësisë dhe fundin e pandëshkueshmërisë. Ky është ndryshimi historik që po ndodh… pyetja nuk është si ka mundësi që kryeministri nuk e di që vartësi i tij po shkel ligjin?
Por është si mund ta dijë kryeministri që vartësi i tij po shkel ligjin. Kryeministri nuk e ka të mundur të parashikojë sjelljet përballë tundimit të pushtetit, as e ka të lejuar të përgjojë…”
Rama në fjalën e tij tha se nuk ka prekur kurrë paratë dhe pronat e shqiptarëve.
Kryeministri tha se është në pozitë për emrin dhe jo për pasuri. Tha fjalë të ashpra për kritikët e PS.
"Mua nuk më bën dot askush palë për asgjë që në 28 vjet e 4 muaj në shërbimin publik të ketë prekur paratë e shqiptarëve, pronat, interesat e shqiptarëve.
Mund të flasin në emrin tim apo kundër emrit tim. Mund të thonë se pas një gjëme kriminale jam unë, mund të tregojnë përralla me arkitektët e tërë botës mbledhur rreth meje për të pastruar paratë e kullave të mia… të tjerë flasin se blejnë vota për pushtetin tim…
Kundërshtarët e mi, janë të përdalët e rrugëve opozitare dhe dashtakzemërakët e ish-rrugëve qeveritare." - u shpreh ai.