web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Askush nuk mund të më ndalë”/ Rama, drejtuar shqiptarëve: Korrupsioni, hije e rrezikshme e rrugës sonë

27 Shtator 2026, 15:07, Politikë CNA

“Askush nuk mund të më ndalë”/ Rama, drejtuar

Kryeministri Edi Rama, në adresimin e posaçëm drejtuar shqiptarëve, e cilësoi korrupsionin si një hije të rrezikshme në rrugën e vendit dhe qeverisë që ai drejton. 

Ndërsa fliste nga ambientet e Aeroportin “Nënë Tereza”, Rama tha se në këtë moment nuk e shqetëson mendja e protestuesve kundër qeverisë që del çdo ditë në bulevard, por vetëpastrimi i sistemit.

Rama tha se po krijohet imunitet ndaj sistemeve të tjera dhe se tanimë Shqipëria ka marrë një rrugë nga e cila nuk mund të kthehet më pas.

“Mendja e tyre nuk më prish gjumin. Nuk është kakarisja e tyre adresimi im i posaçëm. Korrupsioni mbetet hije e rrezikshme e rrugës sonë. Por sot po përballet me një tjetër sistem. Deri dje korrupsioni ishte sistemi dhe sot sistemi po lufton korrupsionin. Vetëpastrimi i sistemit është i shumëpritur. Po krijohet imunitet nga sistemet e tjera. Sot jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas. Askush nuk do të na ndalë dhe nuk mund të më ndalë”,-tha Rama./CNA

 





Lajmet e fundit nga