web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari i përgjigjet Ramës, i tregon rrugën që duhet të ndjekë

27 Shtator 2026, 15:04, Aktualitet CNA

Gazetari i përgjigjet Ramës, i tregon rrugën që duhet

Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për konferencën e mbajtur në Aeroportin e Rinasit ku sërish përsëriti refrenin se çdo zyrtar i lartë që hap llogari me drejtësinë, çështja është individuale.

Gazetari i ka treguar Ramës rrugët që duhet të ndjekë për të ruajtur nderin e institucioneve dhe të shtetit.

Sipas tij e para të mos zhytet më shumë, e dyta të japë dorëheqjen dhe e treta kur provat ulërasin heshtja është bashkëfajësi.

“Për të ruajtur nderin e institucioneve dhe të shtetit ka tri rrugë:

1-Mos u zhyr në m..

2-Kur të kapin me presh në dorë jep dorëheqjen.

3-Kur provat ulërasin, heshtja është bashkëfajësi”, shkruan gazetari Lutfi Dervishi./ CNA





Lajmet e fundit nga