Papa Leo 14 vlerësoi energjinë, entuziazmin dhe përkushtimin e të rinjve ndaj Kishës Katolike, gjatë një meshe madhështore në Paris, ku morën pjesë rreth 700 mijë besimtarë.
Ceremonia u zhvillua në Place de la Concorde, në ditën e dytë të vizitës katërditore të Papës në Francë. Përpara meshës, Papa përshkoi bulevardin Champs-Élysées e hapur papnor duke përshëndetur mijëra njerëzit që kishin mbushur rrugët e Parisit.
Në fjalën e tij drejtuar besimtarëve, Papa u bëri thirrje katolikëve që të mos e mbajnë besimin vetëm për vete, por ta ndajnë atë me njerëzit që takojnë. Në meshë morën pjesë bashkëshortja e presidentit Emmanuel Macron, Brigitte Macron, kryeministri Sébastien Lecornu, si dhe disa prej figurave kryesore politike të vendit përfshirë kandidatët për presidencialet e vitit të ardhshëm.
Presidenti Macron nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e së shtunës për tiu përmbajtur parimit të ndarjes së Kishës nga shteti. Në fillim të vizitës Papa përcolli një mesazh të fortë kundër inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar për humbjen e njerzillëkut. (A2 Televizion)