Nicholas Walsh do të gjykojë duelin Austri–Kosovë

Ndeshja mes Austrisë dhe Kosovës, e vlefshme për Grupin B3 të Ligës së Kombeve, do të drejtohet nga skocezi Nicholas Walsh. Përballja do të luhet sot në Vjenë.

Të lidhura

None found

Asistentë të Walshit do të jenë bashkëkombësit e tij Francis Connor dhe Daniel McFarlane, ndërsa Donald Robertson është caktuar si gjyqtar i katërt.

Detyrat në sistemin VAR do t’i kryejnë Steven McLean dhe John Beaton.

Të dyja skuadrat e kanë nisur këtë fazë me nga tri pikë. Kosova debutoi me një fitore 1-0 ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Vedat Muriqi shënoi golin vendimtar në minutat e fundit.

Austria, ndërkohë, e filloi kampanjën duke triumfuar 3-1 kundër Izraelit. Fitorja në shtëpi e ka rritur rëndësinë e përballjes së sotme në Vjenë.

Kosovës do t’i mungojë mbrojtësi Albian Hajdari, i cili nuk mund të luajë për shkak të lëndimit të marrë në ndeshjen ndaj Irlandës.


sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom