LIVE UPDATES
Bota

Rusia sulmon Ukrainën, teksa Zelensky thotë se Moska s’është e gatshme t’i japë fund luftës

Në Kiev, një burrë u vra kur një dron rus goditi një ndërtesë në qarkun Sollomianski, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

27 Shtator 2026, 15:31 Nga G.M
Rusia sulmon Ukrainën, teksa Zelensky thotë se Moska
Zjarrfikësit në një treg të dëmtuar pas sulmeve me dronë të Rusisë në Zaporizhja të Ukrainës më 26 shtator 2026.

Sulmet me dronë rusë vranë të paktën katër persona në Ukrainë gjatë natës dhe në orët e para të 27 shtatorit, përfshirë një person në kryeqytetin Kiev dhe tre në rajonin juglindor të Zaporizhjës, thanë zyrtarët ukrainas. Në Kiev, një burrë u vra kur një dron rus goditi një ndërtesë në qarkun Sollomianski, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

Një zjarr shpërtheu në një objekt për riparimin e automjeteve në të njëjtin qark, ndërsa u godit edhe një ndërtesë tjetër, tha agjencia. Ajo publikoi pamje që tregonin zjarrfikësit duke luftuar me zjarret në ndërtesat e dëmtuara.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se një sulm rus në qarkun Shevçenkivski plagosi një grua dhe dy fëmijë 16-vjeçarë. Të tre u dërguan në spital, sipas tij. Në rajonin e Zaporizhjës, në juglindje të Ukrainës, tre persona u vranë nga sulmet ruse, sipas administratës ushtarake rajonale.

Një burrë u vra në fshatin Komishuvaka, ku një shtëpi u shkatërrua dhe disa të tjera u dëmtuan, tha administrata. Dy persona të tjerë, një burrë dhe një grua, u vranë kur një sulm rus goditi makinën e tyre në fshatin Novotavrijske. Katër persona u plagosën, ndërkaq në sulmin ndaj Komishuvakës, sipas administratës ushtarake rajonale.

Trump i thotë Kievit ta “zgjidhë” luftën

Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, nuk pranoi të konfirmonte se kishte rënë dakord që Ukraina të prodhonte raketa Patriot, pavarësisht deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy më 25 shtator se Trump kishte marrë një “vendim përfundimtar” për t’i dhënë Kievit licencë për prodhimin e raketave amerikane të mbrojtjes ajrore.

I pyetur më 26 shtator për marrëveshjen për Patriotët, presidenti Trump tha se dëshironte që Zelensky dhe presidenti rus, Vladimir Putin, ta “zgjidhnin” luftën e tyre. Rubio konfirmon bisedimet me Ukrainën për Patriotët - ekspertët paralajmërojnë se prodhimi është vite larg Trump dhe Zelensky u takuan në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork më 22 shtator.

“Folëm për shumë tema të ndryshme dhe për shumë prej tyre... kishte pajtim të fortë”, u tha Trump gazetarëve lidhur me këtë takim.

“Por, e dini çfarë dua që të bëjë ai? Të arrijë një marrëveshje. Dua që ai ta zgjidhë çështjen me Putinin dhe dua që Putini ta zgjidhë çështjen me të”.

Zelensky tha pas takimit se shpreson që Uashingtoni të ndihmojë në përfundimin e luftës “sa më shpejt të jetë e mundur”. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Trumpit të vazhdojë presionin ndaj Moskës, përfshirë përmes sanksioneve të reja.

Zelensky: Putini kërkon justifikime për të vazhduar luftën

Në adresimin e tij të përnatshëm, Zelensky tha se Moska nuk po tregon shenja se është e gatshme t’i japë fund luftës kundër fqinjit të saj dhe u bëri thirrje vendeve perëndimore të qëndrojnë të bashkuara në përpjekjet për ta detyruar Kremlinin që të ulet në tryezën e negociatave.

“Është e qartë se rusët nuk po përgatiten ta ndalin luftën e tyre, të paktën jo tani”, tha Zelensky, duke iu referuar raporteve të inteligjencës se Moska synon të rrisë shpenzimet për prodhimin e dronëve me motor reaktiv dhe municioneve të tjera.

Putini “gjithmonë gjen ndonjë justifikim të dobët – për të mos u takuar, për të mos zhvilluar një takim trepalësh, për të mos biseduar, për të mos i dhënë fund luftës, për të mos e ndalur vrasjen”.

“Me të, situata është njësoj për vite të tëra, dhe të gjithë partnerët tanë e ndiejnë këtë. Ai po kërkon justifikime për të vazhduar luftën. Gjithmonë tingëllon njësoj, dhe takimi ynë i fundit me presidentin amerikan e tregoi këtë”, shtoi Zelensky në fjalimin e 26 shtatorit.

“Zgjerimi i luftës”

Udhëheqësi ukrainas pretendoi se Rusia planifikon të shpenzojë 12 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm vetëm për prodhimin e “dronëve me motor reaktiv dhe municioneve, vetëm për këtë kategori armësh”.

“Ky është shqetësim i drejtpërdrejt edhe partnerët tanë. Shumë shërbime të inteligjencës kanë informacione se rusët duan ta zgjerojnë luftën, aktivitetet e tyre, në më shumë vende. Ndoshta edhe në rajone të tjera. Prandaj, duhet ta ndërtojmë mbrojtjen së bashku. Prandaj, duhet të mbrohemi së bashku, në mënyrë parandaluese”.

Ai tha se mbrojtja ajrore ukrainase ka mundur të pengojë 55 për qind të dronëve me motor reaktiv të lëshuar nga Rusia, ndërsa sulmet gjatë natës ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera janë bërë gjithnjë e më të shpeshta me fillimin e motit të ftohtë.

“Po punojmë për këtë së bashku me Amerikën, Evropën, Kanadanë, Japoninë dhe shumë të tjerë në mbarë botën që po na ndihmojnë, po e ndihmojnë Ukrainën, po i ndihmojnë njerëzit tanë”, shtoi ai.

Zelensky shkroi në rrjetet sociale se “i kërkojmë presidentit Trump të zbatojë Aktin Lindsey Graham ndaj Rusisë dhe të gjithë atyre që e mbështesin financiarisht luftën e saj”. Ligji, i nënshkruar nga Trumpi një javë më parë, i jep presidentit kompetenca të reja të gjera për të vendosur sanksione dhe tarifa ndaj Rusisë, sektorit të saj energjetik, si dhe qeverive dhe entiteteve të huaja që e ndihmojnë Moskën t’u shmanget kufizimeve ekzistuese.

Presidenti ukrainas u tha gazetarëve në Nju Jork se Uashingtoni kishte propozuar mbajtjen e asaj që do të ishte takimi i parë Ukrainë-Rusi-SHBA në shumë muaj, në një nivel relativisht të ulët “teknik”, me Emiratet e Bashkuara Arabe si mikpritëse. Nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Putini tha se të gjitha propozimet për paqe janë “në tavolinë”, por shtoi se Moska duhet t’i peshojë interesat e saj.

Më shumë sulme ndaj infrastrukturës

Agjencia franceze e lajmeve AFP tha se një analizë e të dhënave nga një monitorues i konfliktit tregon një rritje të ndjeshme të sulmeve ndaj infrastrukturës së Ukrainës gjatë muajve të fundit. Sipas AFP-së, të dhënat e përpiluara nga Armed Conflict Location and Event (ACLED) tregojnë se Rusia ka goditur dy herë më shumë depo në rajonin e Kievit gjatë tre muajve të fundit sesa në të gjitha vitet e mëparshme të luftës të marra së bashku.

ACLED ka regjistruar rreth 100 sulme ose seri sulmesh ndaj objekteve civile të magazinimit në rajonin e Kievit që nga mesi i qershorit, krahasuar me vetëm 50 nga shkurti i vitit 2022 deri në mesin e qershorit të këtij viti./REL

ukraine rusi konflikti rel

Sondazh

Poll

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, goditen disa grupe! 31 të arrestuar, 14 të tjerë në kërkim

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Rama: Në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por me projekte të mëdha

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave...

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?