web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konferenca e Ramës/ PD: Shmangie e llogaridhënies, komunikim i kontrolluar

27 Shtator 2026, 15:36, Politikë CNA

Konferenca e Ramës/ PD: Shmangie e llogaridhënies, komunikim i

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me konferencën e pazakontë të kryeministrit Edi Rama.

Siç shprehet kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Rama po i shmanget  llogaridhënies dhe po fshihet pas komunikimve të kontrolluara, duke përjashtuar gazetarët dhe pyetjet nga publiku.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Edi Rama po i shmanget llogaridhënies dhe po fshihet pas komunikimeve të kontrolluara, duke përjashtuar gazetarët nga përballja e drejtpërdrejtë dhe nga e drejta për t’i bërë pyetjet që publiku kërkon përgjigje.

Një kryeministër që nuk përballet me gazetarët, që shmang pyetjet dhe që zgjedh të flasë vetëm kur kontrollon vetë kamerën dhe mesazhin, nuk po komunikon me qytetarët, po i shmanget përgjegjësisë përpara tyre.

Përballë akuzave të rënda për lidhje mes pushtetit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit, Shqipëria nuk ka nevojë për video të vetëregjistruara me kameraman Taulant Ballën dhe monologje politike. Ka nevojë për përgjigje, transparencë dhe llogaridhënie.

Kur pushteti i shmanget pyetjeve, shmanget edhe përgjegjësisë. Kur një kryeministër fshihet nga përballja, qytetarët kanë të drejtë të pyesin: çfarë po përpiqet të fshehë?

Llogaridhënia nuk negociohet. Përgjegjësia nuk shmanget. Dhe askush nuk është mbi pyetjet e publikut./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga