Kryeministri anuloi konferencën me gazetarët, Berisha: Kapitullim pa kushte i Ramës. Bardhi: Përgjegjësia nuk shmanget
Rama shmangu gazetarët në Rinas, Bardhi: Llogaridhënia nuk negociohet dhe përgjegjësia nuk shmanget 27 Shtator, 15:05 ...
Rama shmangu gazetarët në Rinas, Bardhi: Llogaridhënia nuk negociohet dhe përgjegjësia nuk shmanget 27 Shtator, 15:05 ...
Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit 27 Shtator, 14:55 ...
"Po studiojmë risqet që mund të sjellë në mjedis"/ Rama nga SHBA: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jasht&...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 119-të: Besimi fitohet, nuk propagandohet 26 Shtator, 19:24 Protesta kundë...
Rama tha se nuk ka kryer kurrë veprën penale të korrupsionit gjatë mandateve në krye të Bashkisë Tiranë, apo prej më shumë se 13 vitesh si kryeministër i vendit.

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, mohoi akuzat kundrejt tij për fuqizimin e korrupsionit në institucionet shtetërore me “bekimin” dhe pjesëmarrjen e tij. Rama tha se nuk ka kryer kurrë veprën penale të korrupsionit gjatë mandateve në krye të Bashkisë Tiranë, apo prej më shumë se 13 vitesh si kryeministër i vendit.
Kryeministri tha se çdo investitor që ka përfituar mundësi investimi apo zhvillimi të pronës nga firma e tij, e ka përfituar plotësisht konform ligjit.
"Tani unë me siguri dhe e them sinqerisht duhet të kem fajet e mia, padiskutim. Por ajo që mund të them me sigurinë më të madhe është se kurrë, në asnjë rast e për asnjë arsye, mua nuk më bën dot askush palë, për asgjë që në të 28 vjet e 4 muajt e shërbimit tim publik, mund të ketë prekur paratë e shqiptarëve, pronat e shqiptarëve, interesat e shqiptarëve. Patjetër që mund të dalin plot e të flasin në emrin tim, apo kundër emrit tim. Mund të thonë se pas një kërkese personale apo pune të tyre private, jam unë. Mund të thonë se pas një bëme korruptive a një gjëme kriminale, jam unë. Mund të tregojnë përralla me arkitektët e tërë botës, mbledhur rreth meje për të pastruar paratë e kullave të mia.
Mund të rrëfejnë historira, me tërë kriminelët e Shqipërisë që mblidhen që të fitojnë zgjedhjet për mua. Mund të thonë se oligarkët e Shqipërisë i fitojnë lekët me mua, që u shes atyre nën dorë copa Shqipërie dhe jetoj në saraje luksoze, e fluturoj në tërë qiejt e botës me avionë privatë, të paguar dhjetra miliona euro me taksat e shqiptarëve. Të tëra e shumë më shumë se këto i kanë thënë dhe mund t’i thonë përsëri e përsëri, bashkë me të tjera të reja, që do t’u pjellë mendja e fantaksur prej luftës për pushtet apo e urrejtjes për vajmedet. Po ama një provë të vetme, që një bir nëne ta ketë një qindarkë të tijën në xhepin tim apo në të ardhurat e familjes sonë, dhënë në këmbim të një firme të vetme të hedhur nga unë si kryebashkiak apo si kryeministër, nuk e nxjerrin dot kurrë. Sepse nuk ka lindur akoma ai lloj fenomeni.
E përsëris, unë mund të kem fajet e mia me siguri, nuk jam ëngjëll e as i pagabueshëm nuk jam jo e jo. Por faji që me siguri absolute nuk kam bërë kurrë, është që të tregtoj për para a për prona, pushtetin që shqiptarëve ua kam kërkuar për të rilindur Tiranën e pastaj edhe Shqipërinë. Kush më njeh e di mirë çfarë flas. Kush ka përfituar të drejta kushtetuese zhvillimi të pronës a mundësi të ligjshme investimi, edhe falë firmës sime, e di po aq mirë se çfarë flas. E di mirë çfarë flas po ashtu, kur ju them se pushteti im s’është përdorur kurrë për të dhënë favore të errëta apo për të marrë dhurata të paligjshme," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesave për dorëheqjen e tij, duke deklaruar se asgjë nuk do ta ndalë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar 2 media gjatë fjalimit të tij në Rinas. Rama i ka akuzuar këto televizione p&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për reformën në drejtësi, duke theksuar se ajo ka ardhur nga roli që ka pasur...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama ka shmangur gazetarët ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës se ka marrë si dhuratë një orë të shtren...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi akuzave të opozitës pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, Vl...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar mënyrën se si informacionet nga hetimet e drejtësisë bëhen publike në...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar arrestin dhe hetimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit, si një çësht...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj thirrjeve të opozitës për të shpjeguar mënyrën se si Vlora Hysen...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tha se hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit është detyra të drejtësisë, ...