Kryeministri anuloi konferencën me gazetarët, Berisha: Kapitullim pa kushte i Ramës. Bardhi: Përgjegjësia nuk shmanget
Rama shmangu gazetarët në Rinas, Bardhi: Llogaridhënia nuk negociohet dhe përgjegjësia nuk shmanget 27 Shtator, 15:05 ...
Rama shmangu gazetarët në Rinas, Bardhi: Llogaridhënia nuk negociohet dhe përgjegjësia nuk shmanget 27 Shtator, 15:05 ...
Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit 27 Shtator, 14:55 ...
"Po studiojmë risqet që mund të sjellë në mjedis"/ Rama nga SHBA: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jasht&...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 119-të: Besimi fitohet, nuk propagandohet 26 Shtator, 19:24 Protesta kundë...
• Kryeministri Edi Rama ka anuluar konferencën për mediat që ishte paralajmëruar pas mbërritjes së tij në aeroportin “Nënë Tereza”, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara. • Gazetarët kanë mbetur jashtë aeroportit, ndërsa Rama ka zgjedhur të përcjellë një video-mesazh të regjistruar në Facebook. • Këtë vendim të Ramës në minutat e fundit e kanë kritikuar kreu i PD-së Sali Berisha dhe krey u grupit parlamentar Gazment Bardhi. • Berisha e ka cilësuar anulimin e konferencës si kapitullim pa kushte para mediave, ndërsa Ramës i është drejtuar me termin “Padrino”. • Ndërkohë, Bardhi ka akuzuar Ramën se po i shmanget llogaridhënies duke zgjedhur komunikime të kontrolluara dhe duke përjashtuar gazetarët nga përballja e drejtpërdrejtë. • Sipas Bardhit, kryeministri duhet të përballet me pyetjet e gazetarëve dhe të japë përgjigje për akuzat që lidhen me pushtetin, krimin e organizuar dhe funksionimin e shtetit.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama ka shmangur gazetarët në konferencë për mediat. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se Rama është duke iu shmangur llogaridhënies dhe po fshihet pas komunikimeve të kontrolluara.
Postimi i Plotë:
Edi Rama po i shmanget llogaridhënies dhe po fshihet pas komunikimeve të kontrolluara, duke përjashtuar gazetarët nga përballja e drejtpërdrejtë dhe nga e drejta për t’i bërë pyetjet që publiku kërkon përgjigje. Një kryeministër që nuk përballet me gazetarët, që shmang pyetjet dhe që zgjedh të flasë vetëm kur kontrollon vetë kamerën dhe mesazhin, nuk po komunikon me qytetarët, po i shmanget përgjegjësisë përpara tyre.
Përballë akuzave të rënda për lidhje mes pushtetit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit, Shqipëria nuk ka nevojë për video të vetëregjistruara me kameraman Taulant Ballën dhe monologje politike. Ka nevojë për përgjigje, transparencë dhe llogaridhënie. Kur pushteti i shmanget pyetjeve, shmanget edhe përgjegjësisë. Kur një kryeministër fshihet nga përballja, qytetarët kanë të drejtë të pyesin: çfarë po përpiqet të fshehë? Llogaridhënia nuk negociohet. Përgjegjësia nuk shmanget. Dhe askush nuk është mbi pyetjet e publikut.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar pas anulimit të konferencës së paralajmëruar të kryeministrit Rama në aeroportin e Rinasit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha e cilëson anulimin si kapitullim pa kushte para mediave, duke iu drejtuar Ramës me termin “Padrino”.
Reagimi i plotë:
Miq! Anullimi i konferencës për shtyp nga Padrino, kapitullim pa kushte para mediave! #sb
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka anuluar konferencën për mediat që ishte paralajmëruar pas mbërritjes së tij në aeroportin “Nënë Tereza”, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara. Gazetarët kanë mbetur jashtë aeroportit, ndërsa Rama ka zgjedhur të përcjellë një video-mesazh të regjistruar, i cili do të shpërndahet me regji nga Kryeministria.
Mesazhi i kryeministrit vjen në një moment kur SPAK po heton ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se i ka dorëzuar informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar në kuadër të dosjes “AKSHI”. Rama pritet të jetë i pranishëm edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila do të zhvillohet të hënën në orën 08:30 në Pallatin e Brigadave./Dosja.al