
Korçë- Një zjarr ka përfshirë një banesë në Lagjen 12 duke shkaktuar dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një bombol gazi. Ky është rasti i dytë i regjistruar në qarkun e Korçës, pas një tjetër zjarri të shkaktuar nga bombola e gazit në Maliq mëngjesin e sotëm duke lënë të plagosur një të moshuar.
Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, duke bërë të mundur vënien e situatës nën kontroll. Versus.al

