Kryeministri anuloi konferencën me gazetarët, Berisha: Kapitullim pa kushte i Ramës. Bardhi: Përgjegjësia nuk shmanget
Rama shmangu gazetarët në Rinas, Bardhi: Llogaridhënia nuk negociohet dhe përgjegjësia nuk shmanget 27 Shtator, 15:05 ...
Rama shmangu gazetarët në Rinas, Bardhi: Llogaridhënia nuk negociohet dhe përgjegjësia nuk shmanget 27 Shtator, 15:05 ...
Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit 27 Shtator, 14:55 ...
"Po studiojmë risqet që mund të sjellë në mjedis"/ Rama nga SHBA: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jasht&...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 119-të: Besimi fitohet, nuk propagandohet 26 Shtator, 19:24 Protesta kundë...
Pamjet e dëbimit të Maricarmen Abascal të mërkurën shkaktuan reagime të shumta në Spanjë dhe rikthyen në vëmendje krizën e strehimit në vend.
SPANJA- Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka deklaruar se qeveria e tij po punon intensivisht për të paraqitur një dekret për strehimin, pas rastit të 80-vjeçares Maricarmen Abascal, e cila u dëbua nga shtëpia e saj dhe u bë simbol i krizës së strehimit në Spanjë.
“Dje, Maricarmen bëri një video dhe i kërkoi qeverisë spanjolle dhe veçanërisht mua të paraqisnim një dekret legjislativ të martën e ardhshme, në mënyrë që të fillojmë të adresojmë emergjencën e strehimit që përjetojnë shumë grupe të cenueshme, të moshuar, por edhe miliona e miliona burra dhe gra spanjollë, të cilët janë gjithashtu të prekur nga kriza e strehimit. Maricarmén, kam një mesazh për ty. Qeveria po punon intensivisht për të paraqitur dekretin për strehimin të martën e ardhshme. Dhe u kërkoj grupeve parlamentare të bëjnë një përpjekje të fundit në mënyrë që ai të ratifikohet nga parlamenti spanjoll.", tha Sánchez.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Sánchez kritikoi gjithashtu politikën e ndjekur nga Partia Popullore, e cila kontrollon aktualisht bashkinë dhe rajonin e Madridit.
“Nuk është çështje ideologjie, është çështje njerëzimi”, theksoi ai.
Pamjet e dëbimit të Maricarmen Abascal të mërkurën shkaktuan reagime të shumta në Spanjë dhe rikthyen në vëmendje krizën e strehimit në vend. Qindra protestues dhe aktivistë kanë protestuar në qendër të Madridit, duke denoncuar dëbimin dhe duke kërkuar më shumë të drejta për qiramarrësit.
Në mbledhjen e ardhshme të kabinetit pritet të miratohen masa të njohura si dekreti i Maricarmén, që parashikojnë rinovimin automatik të kontratave të qirasë dhe forcimin e kufizimeve për dëbimet. Megjithatë, miratimi i masave në parlament mbetet i pasigurt, pasi qeveria e Sánchez nuk ka shumicën. Një projektligj i ngjashëm u refuzua në fillim të këtij viti./Dosja.al
Zjarrfikësit në një treg të dëmtuar pas sulmeve me dronë të Rusisë në Zaporizhja të Ukrainës më 26...
Një bombardues amerikan në bazën ajrore RAF Fairford. Fotografi ilustruese nga arkivi. Policia britanike ka arrestuar disa persona nën ...
Joe Wilson SHBA- Kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, i bëri thirrje Partisë Popullore Evropiane (PPE) që t’ia heqë statu...
Scott Bessent SHBA- Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se ka dërguar përfaqësues në mbarë botën për t&rsq...
KOSOVË- Pas dënimit për krime lufte të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi,...
Donald Trump IRAN- Irani këmbëngul se vetëm diplomacia mund t’i japë fund konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, pasi pr...
Putin dhe Trump Presidenti amerikan Donald Trump e ka ftuar zyrtarisht presidentin rus Vladimir Putin në samitin e G20-së. Ftesa u përcoll n...
Policia britanike ANGLI- Një incident është regjistruar në fshatin Whelford, pranë bazës ajrore britanike RAF Fairford, e cil...
Putin dhe Vucic RUSI- Moska mund t’i sigurojë presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, energji të mjaftueshme për ta ndihmuar...
Papa Leo XIV FRANCË- Papa Leo XIV kremtoi të shtunën një meshë madhështore në ajër të hapur në Paris, ku ...