Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Në asnjë vend të mbytur nga korrupsioni, drejtësia nuk prek ministra e kryebashkiakë

    “Penalltia na theu psikologjikisht”, kapiteni i Bjellorusisë zbulon debatin me arbitrin pas humbjes ndaj Shqipërisë

    Rama për akuzat për korrupsion: Nuk kam futur kurrë asnjë qindarkë në xhep nga firmat e mia

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rama: Në asnjë vend të mbytur nga korrupsioni, drejtësia nuk prek ministra e kryebashkiakë
    Kryesore

    Rama: Në asnjë vend të mbytur nga korrupsioni, drejtësia nuk prek ministra e kryebashkiakë

    September 27, 2026

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave se arrestimet dhe procedimet e zyrtarëve të lartë janë dëshmi se Shqipëria është “mbytur nga korrupsioni”.

    Në adresimin e tij, Rama argumentoi se, sipas tij, ndodh e kundërta: fakti që drejtësia heton dhe prek ministra, drejtorë dhe kryetarë bashkish tregon se institucionet e drejtësisë po veprojnë të pavarura nga pushteti politik. 

    Rama tha se synimi i tij është që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian brenda kësaj dekade dhe që drejtësia të jetë e pavarur prej tij.

    “Në asnjë vend të mbytur me korrupsion nuk ka luftë frontale kundër korrupsionit. Në asnjë vend të mbytur prokuroria nuk heton vetë pushtetin, por i mbron ata. Në asnjë vend drejtësia nuk prek ministra, drejtorë, kryetarë bashkish, por vetëm rri dhe pret urdhrin e pushtetit për të goditur kundërshtarët.”

    Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, kryeministri solli si shembuj 21 Janarin dhe Gërdecin, duke argumentuar se në të kaluarën drejtësia, sipas tij, pengohej nga pushteti.

    “Vendin e mbytur në korrupsion e kemi jetuar të gjithë, ku kryetari i opozitës burgosej me urdhër nga lart, ku protestuesit vriteshin me plumba të paguar nga taksapaguesit, ku fletëthirrjet e prokurorisë për vrasjet shtetërore në mes të bulevardit bëheshin letra higjienike në zyrën e kryeministrit, që denigronte prokuroren si ‘lavire bulevardi’.”

    Rama përmendi edhe tragjedinë e Gërdecit, duke e lidhur atë me atë që ai e cilësoi si korrupsion shtetëror dhe theksoi se çështja është rihapur dhe po hetohet.

    “26 të pafajshëm të vrarë në shpërthimin e një projekti korruptiv të Ministrisë së Mbrojtjes u trajtuan si viktima të fatkeqësisë natyrore. Ata katër të vrarë në bulevard nuk kanë marrë drejtësi.”

    Në fjalën e tij, Rama tha gjithashtu se qeveria nuk ka kompetencë për arrestime dhe se ndarja e pushteteve është pjesë e sistemit demokratik.

    “Ne nuk arrestojmë. Qeveria nuk bën arrestime. Partia në pushtet nuk merret me arrestime. Pushteti ekzekutiv në demokraci nuk ka lidhje me arrestimet”, deklaroi ai.

    drejtesia kryebashkiaket rama zyrtaret
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Në asnjë vend të mbytur nga korrupsioni, drejtësia nuk prek ministra e kryebashkiakë

    September 27, 2026

    “Penalltia na theu psikologjikisht”, kapiteni i Bjellorusisë zbulon debatin me arbitrin pas humbjes ndaj Shqipërisë

    September 27, 2026

    Rama për akuzat për korrupsion: Nuk kam futur kurrë asnjë qindarkë në xhep nga firmat e mia

    September 27, 2026

    Rama: Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund, drejtësia po tregon aftësi vetëpastrimi

    September 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.