web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha udhëton në Strasburg/ Zbardhet agjenda e kryedemokratit

27 Shtator 2026, 16:33, Politikë CNA

Berisha udhëton në Strasburg/ Zbardhet agjenda e kryedemokratit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po udhëton këtë të diel drejt Strasburgut.

Mësohet se udhëtimi i Berishës lidhet me një pjesëmarrje në Këshillin e Europës.

Kjo pasi Strasburgu do të jetë qendra e diskutimeve parlamentare të Këshillit të Evropës, ku nga data 28 shtator dhe për pesë ditë me radhë do të zhvillohet sesioni i vjeshtës i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE).

Berisha do të qëndrojë në Strasburg deri më datë 1 tetor.

Pjesë e agjendës së kryedemokratit janë kontaktet dhe takimet me përfaqësues të institucioneve europiane, grupeve politike dhe personaliteteve të shquara nga Europa./CNA

 





Lajmet e fundit nga