E diel, 27 Shtator 2026 Serial deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Mungesë e fortë për Kosovën kundër Austrisë

Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë një mungesë të rëndësishme në sfidën e sotme ndaj Austrisë në ndeshjen e vlefshme për Nations league, teksa Albian Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik.

Mbrojtësi pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit kundër Irlandës dhe pavarësisht përpjekjeve intensive të stafit mjekësor gjatë ditëve të fundit, koha në dispozicion nuk ka qenë e mjaftueshme për rikuperimin e tij.

Hajdari kishte shprehur dëshirën për të qenë në fushë dhe për të ndihmuar ekipin në këtë përballje të rëndësishme, por ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se ai nuk mund të aktivizohet.

Futbollisti do të vijojë të jetë nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të përfaqësueses së Kosovës, me objektiv rikuperimin e plotë dhe kthimin e tij sa më shpejt në fushën e lojës.

Mungesa e Hajdarit është një goditje për Kosovën, që përballet me Austrinë në një tjetër sfidë të rëndësishme në rrugëtimin e saj ndërkombëtar.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.