Në videomesazhin drejtuar shqiptarëve, kryeministri Edi Rama u shpreh se objektivi i tij ka qenë rilindja e vendit, shtetbërja dhe fundi i pandëshkueshmërisë për njerëzit e pushtetshëm. Rama theksoi se një kryeministër nuk mund të parashikojë çdo veprim të vartësve të tij, ndërsa mbrojti reformën në drejtësi dhe mbështetjen e saj pavarësisht problemeve që, sipas tij, mund të shfaqen.