Kosova synon të marrë një fitore të rëndësishme në transfertën ndaj Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Të lidhura
None found
Franco Foda nuk mund të llogarisë në qendërmbrojtësin Albian Hajdari, i cili është dëmtuar. Në vend të tij, në formacion është përfshirë Ron Raçi, që do të ketë mundësinë të tregojë aftësitë e tij.
Edon Zhegrova do ta nisë takimin nga stoli. Për të mbështetur Vedat Muriqin në sulm, Foda ka zgjedhur Baton Zabërgjën dhe Ermal Krasniqin.
Formacioni i Austrisë: Zawieschitzky; Veratschnig, Affengruber, Danso, Wober; Schlager, Seiwald; Wimmer, Wanner, Schmid; Adamu.
Formacioni i Kosovës: Muric; Raçi, Dellova, Krasniqi; Gallapeni, Avdullahu, Hoxha, Vojvoda; Krasniqi, Zabërgja; Muriqi.
Ndeshja do të fillojë në orën 18:00.
