
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar dy media gjatë fjalimit të tij në Rinas. Pa përmendur emra, Rama i ka akuzuar këto televizione për përdorim të fondeve të paligjshme dhe për ndikim mbi organet e drejtësisë, duke i quajtur si 'lavatriçe mediatike'.
"E di gjithashtu, e di që çke me të , që me paratë e fabrikës së vdekjes në Gërdec u financua nga fajtorët e pahetuar ende gjermësot, ngritja e një lavatriçeje mediatike që kurdis sot e gjithë ditën ato “bombat çudibërëse” anti-qeveri, “Korrupsion - Korrupsion - Korrupsion, na mbyti korrupsioni”.
E di edhe që një tjetër televizion “Korrupsion - Korrupsion - Korrupsion, na mbyti korrupsioni”, i ushqyer nga paratë e evazionit marramendës fiskal, ka marrë peng një prokurori të tërë në Tiranë, ku në vend se të thirret evazori i madh për të dhënë llogari për milionat e detyrimeve ndaj shtetit, prokurorët e trembur dhe të tredhur prej tij, hapin çështje për të trembur punonjësit e tatimeve që denoncojnë evazorin" - tha Rama. /LAPSI.al