Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

27 Shtator 2026 | 17:05

Interesi i punonjësve të administratës publike për kreditë e strehimit me 0% interes ka tejkaluar ndjeshëm numrin e kuotave të ofruara. Në përfundim të afatit të aplikimeve, janë regjistruar 2 164 aplikime për 300 kredi të reja për blerjen e banesave, rreth 7 herë më shumë se numri i përfituesve të parashikuar.

Numrin më të lartë të aplikimeve e ka regjistruar Ministria e Shëndetësisë, me 782 aplikime, ndërsa në dispozicion të saj janë 70 kuota. Pas saj renditet Ministria e Punëve të Brendshme, me 448 aplikime për 70 kuota, ndërsa Ministria e Arsimit ka regjistruar 444 aplikime, po për 70 kredi.

Në total, kërkesa për këtë skemë është rreth 7 herë më e lartë se numri i kredive të disponueshme, duke e bërë të kufizuar numrin e përfituesve në raport me numrin e aplikimeve.

Thirrja përfshinte 300 kredi me 0% interes, të financuara për blerjen e një banese. Financimi përcaktohet sipas çmimit të referencës, ndërsa sipërfaqja e banesës lidhet me përbërjen familjare, sipas certifikatës familjare.

Për të përfituar nga skema, aplikantët duhet të jenë të punësuar në administratën publike dhe të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga legjislacioni për strehimin social.

Ndër kushtet kryesore janë mungesa e një banese në pronësi ose disponimi i një banese nën normat e strehimit, kufizimet mbi pasuritë në pronësi, si dhe mospërfitimi më parë nga programe të tjera të strehimit social.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kredia rëndon familjet, 1 në 4 huamarrës kalon 30% të të ardhurave

Kredia po rëndon më shumë mbi familjet shqiptare. Edhe pse numri i familjeve me hua ka rënë, 1 në 4 huamarrës shpenzon tashmë mbi 30%...
17:58 | 25/09/2026

Banka e Shqipërisë për rreziqet e jashtme: Luftërat dhe nafta kërcënojnë ekonominë

Banka e Shqipërisë vlerëson se gjendja financiare e familjeve dhe bizneseve mbetet e qëndrueshme, por rreziqet nga zhvillimet ndërkombëtare janë rritur. Luftërat, çmimet e energjisë...
16:57 | 24/09/2026

BERZH rrit parashikimin: Ekonomia shqiptare do rritet 3.5% në 2026-ën

Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.5% gjatë vitit 2026, sipas parashikimit më të fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Shifra është rishikuar...
14:43 | 24/09/2026