17 firmat brenda ditës dhe kontrata pa fonde/ Malltezi: Kush ia vuri kufirin SPAK-ut te inceneratorët?

17 firmat brenda ditës dhe kontrata pa fonde/ Malltezi: Kush ia vuri kufirin SPAK-ut te inceneratorët?

17:07, 27/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD, ka publikuar njoftimin e SPAK nga dosja hetimore e inceneratorëve dhe ngre një seri pikëpyetjesh mbi mënyrën se si është trajtuar roli i institucioneve dhe i vendimmarrjes qeveritare në procedurat e ndjekura.

Sipas njoftimit të SPAK dhe interpretimit të tyre të bërë publik nga Malltezi, bëhet fjalë për një zinxhir vendimesh, firmash dhe procedurash që kërkojnë përgjigje përtej përgjegjësive të zyrtarëve të arrestuar.

Nga kalimi i disa procedurave dhe firmosja e akteve brenda së njëjtës ditë, te lidhja e kontratës pa fonde të parashikuara në buxhet dhe kriteret e diskutueshme të vlerësimit të kompanisë fituese, dokumentet ngrenë pyetjen se deri ku shkoi hetimi i SPAK-ut dhe pse përgjegjësia nuk u shtri te nivelet më të larta të vendimmarrjes.

Në postimin e tij, Malltezi pretendon se këto elemente janë pjesë e materialeve hetimore dhe se, pavarësisht tyre, Edi Rama nuk është thirrur për t’u marrë në pyetje.

Postimi i plotë:

Kush ia vuri kufirin tek thana SPAK për inceneratorët? Kjo është deklarata e SPAK kur arrestoi Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon. Pra kinse po hetonte PROCEDURAT e kundraligjshme. POR pjesë e procedurave ishin kalimi i 9 procedurave dhe 17 firmave BRENDA DITËS nga Edi Rama, lidhja e kontratës pa pas fare lek në buxhet ministria e Mjedisit se ia hapte thesin e parave Edi Rama, nene të çmendura si "pamundëaia e ndërprerjes së kontratës", dhënia e 8 pikëve "për eksperiencë" kompanisë që nuk ekzistonte ndonëse e kish me shkrim nga ministra Felaj këtë fakt. Aty ju fik llampa SPAK dhe u bë SNUK. Zero akuzë për procedurat. Turpi i mbuloftë që as nuk guxuan ta thërrasin për pyetje e jo më të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco