Kosova me ndryshime ndaj Austrisë, Edon Zhegrova e nis nga stoli

Kosova me ndryshime ndaj Austrisë, Edon Zhegrova e nis nga stoli

17:08, 27/09/2026

Përfaqësuesja e Kosovës ka publikuar formacionin titullar për ndeshjen ndaj Austrisë, e vlefshme për Grupin B3 të Ligës së Kombeve. “Dardanët” do të përballen me austriakët në Vjenë, me takimin që nis në orën 18:00.

Përzgjedhësi Franco Foda ka bërë disa ndryshime në formacionin e Kosovës. Në mbrojtje do të startojë Ron Raçi, i cili merr vendin e Albian Hajdarit, që mungon për shkak të dëmtimit.

Një tjetër ndryshim vjen në krahun e djathtë të sulmit. Edon Zhegrova nuk do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, pasi në formacionin titullar është përfshirë Ermal Krasniqi.

Në portë do të jetë Arijanet Muriq, ndërsa repartin mbrojtës do ta përbëjnë Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Ron Raçi, Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda.

Në mesfushë Foda ka zgjedhur Leon Avdullahun dhe Veldin Hoxhën, ndërsa në repartin ofensiv do të luajnë Vedat Muriqi, Ermal Krasniqi dhe Baton Zabërgja.

Zhegrova do ta nisë takimin nga stoli dhe mbetet një alternativë për pjesën e dytë, në një ndeshje ku Kosova kërkon rezultat pozitiv përballë Austrisë në transfertë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco