Shkullaku ironizon Ramën: Pas 28 vitesh në pushtet, paska dalë më i varfër se sa ka hyrë
Gazetari Armand Shkullaku ka reaguar me ironi ndaj Edi Ramës, pas monologut të mbajtur në Rinas. Në reagimin e publikuar në rrjetet so...
Gazetari Armand Shkullaku ka reaguar me ironi ndaj Edi Ramës, pas monologut të mbajtur në Rinas. Në reagimin e publikuar në rrjetet so...
Me ndërhyrje që do të ridizajnohen çdo 15 ditë, në varësi të zhvillimeve ndërkombëtare, stafi ekonomik grek ...
Të hash në një restorant me çmime të ulëta në Shqipëri kushton mesatarisht 10.10 dollarë, një nivel më...
Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës se ka marrë si dhuratë një orë të shtrenjtë nga krimi i organizuar. Duke ...
Edi Rama reagoi ndaj kërkesave të opozitës për të dhënë shpjegime mbi emërimin e Vlora Hysenit në krye të SH...
Në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, pritet që këtë të diel të mbahet një marshim në mbështetj...
Edi Rama ka reaguar për zhvillimet e fundit pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni duke e cilësuar situatën si...
Një zjarr ka përfshirë çatinë e një hoteli në qendër të qytetit të Shkodrës, duke shkaktuar panik te ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka udhëtuar drejt Strasburgut, ku gjatë ditëve në vijim pritet të zhvillojë n...
Miqtë e mi, Ju ftoj të ndiqni një pjesë të fjalimit të Edi Ramës në OKB. Këtë fjalë zgjodhi Edi Rama ...
Ish-ylli i një telenovele televizive, i arratisur dhe i dënuar për organizimin e një skeme mashtrimi prej 14 milionë paundësh, u gjurmua dhe u arrestua pasi djali i tij u përfshi në një vrasje në Costa Blanca. Phillip, i cili luajti rolin e Christian Wright në më shumë se 60 episode të serialit të Channel 4, u arrestua në Spanjë të premten e kaluar, pas një kërkimi njëvjeçar.
Ai kishte drejtuar për më shumë se tetë vjet një rrjet agjencish të rreme modelingu, duke mashtruar më shumë se 6,000 viktima dhe duke u marrë atyre rreth 13,6 milionë paund.
Një urdhër arresti ishte lëshuar në shkurt të vitit të kaluar, pasi ai ishte dënuar në mungesë me tetë vjet e gjashtë muaj burg dhe kishte qenë në arrati që prej atëherë.
Pas arrestimit në Alicante, 51-vjeçari, i cili ishte renditur ndër personat më të kërkuar në Britani, pritet të ekstradohet në Mbretërinë e Bashkuar për të vuajtur dënimin.
Policia spanjolle konfirmoi ditën e arrestimit të Philip tha sqaroi se ai u kap gjatë një hetimi për një vrasje në të njëjtën zonë bregdetare. Trupi i një 29-vjeçari, i qëlluar me disa plumba, u gjet më 21 dhjetor të vitit të kaluar në një banesë në veri të Torreviejës.
Mësohet se për këtë vrasje është bërë një arrestim, por policia besohet se po heton edhe persona të tjerë të dyshuar. Burime pranë hetimit kanë konfirmuar tashmë se djali i Philip, Michael, po hetohej në lidhje me vrasjen. Ishte pikërisht kërkimi për të që çoi hetuesit te vendndodhja ku fshihej babai i tij, ish-aktori i Brookside, në Orihuela Costa.
Vendndodhja aktuale e Michael nuk dihet dhe ai ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e shqetësuar në fillim të këtij viti.
Një burim tha: “Kur raportuan zhdukjen e tij, kishin frikë se mund të ishte vrarë. Por në atë moment ai tashmë po hetohej në lidhje me vrasjen e dhjetorit.”
Michael është dënuar në mungesë me tre vjet e gjashtë muaj burg në shkurt të vitit të kaluar, për rolin e tij në skemën e mashtrimit të organizuar nga babai i tij. Philip kishte drejtuar një rrjet të dyshimtë agjencish të rreme modelingu dhe kishte marrë në mënyrë të paligjshme gjithsej 14 milionë paund nga më shumë se 6,000 persona që shpresonin të gjenin punë si modele.
Viktimave u dërgoheshin me email pretendime mashtruese për potencialin e tyre, pasi ishin joshur përmes reklamave të rreme në rrjetet sociale. Mashtrimi u shkaktoi familjeve të tyre borxhe të mëdha. Agjencitë e tij të rreme nuk paguanin taksa dhe mbylleshin e hapeshin vazhdimisht me emra të rinj për t’iu shmangur autoriteteve, u tha në Gjykatën e Kurorës në Sheffield.
Policia britanike besohet se u vu në dijeni për herë të parë nga autoritetet spanjolle në fillim të këtij viti se djali i Philip ishte shpallur i zhdukur. Burime nga policia spanjolle konfirmuan se kjo vijon të jetë situata.
Në maj të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) u bëri thirrje qytetarëve për ndihmë në gjurmimin e Philip, me qëllim që ai të vuante dënimin me burg.
Në atë kohë, agjencia deklaroi: “Foster është dënuar për drejtimin e një skeme mashtrimi që përdorte agjenci të rreme modelingu dhe studio fotografike për t’u marrë viktimave shuma të mëdha parash. Viktimave u thuhej se mund të fitonin para si modele profesioniste, por në vend të kësaj u jepeshin fotografi dixhitale me cilësi të dobët, të cilat nuk mund të përdoreshin për të siguruar punë profesionale.
Foster kërkohet për të nisur vuajtjen e një dënimi prej tetë vjetësh e gjashtë muaj burg. Nëse keni informacion, kontaktoni Crimestoppers.”
Mashtrimi “mizor” i ish-yllit të telenovelave u zbulua pas një hetimi gjashtëvjeçar të kryer nga National Trading Standards (NTS), autoriteti britanik për mbikëqyrjen e standardeve tregtare. Tetë persona të tjerë u dënuan në lidhje me këtë skemë mashtrimi. /PiranjatNews/
Oleshki në jug të Ukrainës, dikur ishte një qytet i qetë pranë lumit Dniepër, me shtëpi, shkolla, dyqane dhe një je...
Nuk do të kishte qenë një aksident dhe as një shpërqendrim në timon, por një gjest hakmarrës. Në timonin e makin&eu...
Me ndërhyrje që do të ridizajnohen çdo 15 ditë, në varësi të zhvillimeve ndërkombëtare, stafi ekonomik grek ...
Anita Anand, duke theksuar se fuqitë e mëdha po tërhiqen nga bashkëpunimi ekonomik dhe po sfidojnë gjithnjë e më shumë...
Irani këmbëngul se vetëm diplomacia mund t’i japë fund konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, pasi presidenti amerikan Dona...
Një incident ka ndodhur në një fshat pranë bazës ajrore britanike RAF Fairford, e cila pret edhe Forcat Ajrore të Shteteve t&eum...
Papa Leo XIV kremtoi të shtunën një meshë madhështore në ajër të hapur në Paris, ku qindra mijëra besimtar&e...
Moska mund t’i sigurojë presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, energji të mjaftueshme për ta ndihmuar atë kur ka më ...
Gjiganti i inteligjencës artificiale OpenAI pranoi të premten se mjetet e saj të AI kishin postuar imazhe të ofruara nga përdoruesit n&...
Polonia po ofron të paguajë 15 mijë dollarë në vit për çdo ushtar amerikan të stacionuar në territorin e saj, si ...