Hekurudhë mes Greqisë dhe Shqipërisë, Athina propozon përditësimin e studimit të vitit 2016

Greqia propozon përditësimin e studimit të vitit 2016 për një lidhje hekurudhore midis Igumenicës, Janinës dhe Gjirokastrës. Sipas mediave greke,Grupi i Punës për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit i Prefekturës së Janinës propozon rishikimin e këtij studimi dhe ripërditësimin e tij.
Propozimi ka të bëjë me shqyrtimin e një aksi hekurudhor ndërkufitar që do të lidhë portin e Igumenicës me Janinën dhe Shqipërinë jugore, me aftësinë për të shërbyer si transport pasagjerësh ashtu edhe mallrash.Në vitin 2016, në kuadër të programit të Bashkëpunimit Evropian midis Greqisë dhe Shqipërisë, u përgatit një studim për një linjë hekurudhore në intinerarin Igumenicë-Janinë-Kakavije-Gjirokastër.
Sipas të dhënave studimi përfshinte një studim paraprak të projektimit, një buxhet të projektit dhe një studim të qëndrueshmërisë. Linja hekurudhore në projekt ka një gjatësi prej 73 kilometra, me dy tunele të mëdha me një gjatësi totale prej afërsisht 10.3 kilometrash, nëntë tunele të hapura me një gjatësi prej afërsisht 4.6 kilometrash dhe afërsisht 26 ura të vogla rrugore dhe hekurudhore.Pala greke propozon përditësimin e studimit ekzistues, me qëllim rishqyrtimin e projektit bazuar në të dhënat aktuale mbi koston, teknologjinë, kërkesën për transport dhe qëndrueshmërinë ekonomike.
Propozimi përfshin gjithashtu hetimin e mjeteve financiare kombëtare dhe evropiane të disponueshme, si dhe koordinimin me Shqipërinë për një vazhdim të mundshëm të linjës deri në Gjirokastër.Rëndësi e veçantë i jepet portit të Igumenicës, me arsyetimin se lidhja e tij hekurudhore me Janinën dhe Shqipërinë mund të krijojë një korridor të ri transporti multimodal, duke kombinuar infrastrukturën portuale, rrugore dhe hekurudhore.
Në të njëjtin kontekst, vihet re se Shqipëria po vazhdon me ndërhyrjet në rrjetin e saj hekurudhor, një element i cili, sipas autorëve të propozimit, përforcon nevojën për të rishqyrtuar mundësinë e një lidhjeje hekurudhore midis dy vendeve nëpërmjet Janinës dhe Gjirokastrës.




