Atdhe Nuhiu sqaron pse Edon Zhegrova e nis nga stoli ndaj Austrisë

Ndihmëstrajneri i Kosovës, Atdhe Nuhiu, bëri të ditur se lënia e Edon Zhegrovës në stol në ndeshjen kundër Austrisë erdhi si pasojë e një vendimi taktik të përzgjedhësit Franco Foda.

Të lidhura

None found

Zhegrova pati një paraqitje të mirë ndaj Irlandës, por këtë herë nuk do ta nisë ndeshjen si titullar.

Gjatë një prononcimi për “KlanKosova”, Nuhiu foli edhe për mungesën e Albian Hajdarit. Ai tha se ekipi ka besim te të gjithë lojtarët dhe se Roni tani ka mundësinë të tregojë vlerat e tij.

“Albian Hajdari është një mungesë e rëndësishme, por kemi besim te secili lojtar. Tani është radha e Ronit të tregojë çfarë mund të bëjë dhe jam i bindur se do të japë më të mirën”.

Për Zhegrovën, ndihmëstrajneri shpjegoi se lodhja pas një kohe të gjatë si titullar ndikoi në vendim. Sipas tij, lojtari do të ketë mundësinë të bëjë diferencën pas pushimit.

“Edon Zhegrova ka ndier lodhje, pasi nuk kishte luajtur titullar prej një periudhe të gjatë. Kundër Irlandës ishte fantastik. Kemi biseduar me të dhe jemi dakordësuar që të përpiqet të bëjë diferencën kur të aktivizohet si zëvendësues në pjesën e dytë”.

Nuhiu theksoi se Kosova hyn në çdo ndeshje me synimin për të fituar, ndonëse edhe një barazim do të ishte rezultat i pranueshëm, në varësi të ecurisë së takimit.

“Ne luajmë çdo ndeshje për fitore, ky është mentaliteti ynë. Gjithçka varet nga mënyra si zhvillohet loja, por edhe një pikë do të ishte mirë. Natyrisht, objektivi është fitorja”.

Ndeshja mes Kosovës dhe Austrisë nis në orën 18:00.


sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom