Mbrëmjen e djeshme çunat tanë kuq e zi ngritën “peshë” zemrat e të gjithë shqiptarëve. Ata arritën të triumfojnë 2 me 0 përballë Bjellorusisë, duke u dhuruar emocione të veçanta të gjithë shqiptarëve që i ndoqën në stadium, por edhe përmes ekranit.
Një emocion i veçantë ka qenë edhe për deputeten e Partisë Demokratike, Elda Hotin. Vogëlushi i saj, Davisi, ishte një nga shoqëruesit e çunave tanë dhe pati mundësinë të zbriste në fushën e blertë krah portierit të Kombëtares, Etrit Berisha.
Për një vogëlush që e ka pasion futbollin, të gjendesh në fushë përkrah lojtarëve të Kombëtares është padyshim një moment i paharrueshëm. Por për nënën e tij, kjo mbrëmje kishte edhe një tjetër emocion, shumë më të thellë.
Elda Hoti ka humbur vetëm disa muaj më parë bashkëshortin e saj, Ladi Ndoja, i cili u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku Davisi shfaqet i lumtur në fushë krah Berishës, ajo ka ndarë edhe dhimbjen dhe mallin për babain e tij.
“Ëndrrën që e nisëm bashkë babi, unë do ta vazhdoj! Këtë kujtim të bukur do të doja ta ndaja me ty babi dhe jo ta dedikoja ty
Për një fëmijë që e ka pasion futbollin, të zbresë në fushë përkrah lojtarëve të Kombëtares është emocion i veçantë. Mbrëmë Davisi pati fatin të shoqërohej nga Berisha 1 Dhe gëzimi u bë edhe më i madh me fitoren 2–0 të Shqipërisë”, shkruan deputetja, krah videos së publikuar me këto momente që duhej t’i shijonin së bashku, mirëpo u kthye në një kujtim që Hoti do të donte ta ndante me të. (SHIKO VIDEON KETU)
