web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjermania propozon një task-forcë për Frontex-in

27 Shtator 2026, 17:15, Kosova & Bota CNA

Gjermania propozon një task-forcë për Frontex-in

Gjermania po promovon krijimin e një “task-force” të Frontex-it që mund të ofrojë mbështetje të shpejtë për shtetet anëtare të BE-së brenda 24 orëve në situata krize dhe për kthimin e migrantëve në përgjithësi.

Propozimi u bë nga Ministri Federal i Brendshëm Alexander Dobrind në “Samitin e Migracionit” të mbajtur në Mynih me pjesëmarrjen e 17 ministrave të brendshëm europianë.

“Për raste urgjente, duhet të ketë një task force të Frontex të aftë të ofrojë mbështetje të shpejtë për shtetet anëtare të prekura brenda 24 orëve. Jemi të bindur se mund ta përdorim më shumë Frontex në procedurat e kthimit”,-tha Dobrind.

Mediat europiane shkruajnë se agjencia duhet në të ardhmen të mbështesë organizimin e procedurave të kthimit në vendet e origjinës, domethënë, në vendet jashtë Bashkimit Europian.

 





Lajmet e fundit nga