Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasje Lavrov–Gjermani: A nuk kanë mësuar gjermanët nga Lufta e Dytë Botërore?

    Dhuna me Bazë Gjinore në politikë, faktor dekurajues për pjesëmarrjen e grave në politikë

    Rama: Në asnjë vend të mbytur nga korrupsioni, drejtësia nuk prek ministra e kryebashkiakë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Përplasje Lavrov–Gjermani: A nuk kanë mësuar gjermanët nga Lufta e Dytë Botërore?
    Botë

    Përplasje Lavrov–Gjermani: A nuk kanë mësuar gjermanët nga Lufta e Dytë Botërore?

    September 27, 2026
    Moska: Nuk ka arsye për të përmirësuar marrëdhëniet me udhëheqësit aktualë të BE-së

    Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka hedhur poshtë thirrjet e homologut gjerman, Johann Wadephul, që Moska të heqë dorë nga “hapat e rrezikshëm përshkallëzues”, duke akuzuar Berlinin se është një prej mbështetësve kryesorë të Ukrainës.

    Lavrov dhe Wadephul u takuan në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në një takim të paparalajmëruar më herët. Sipas palës ruse, ishte ministri gjerman ai që kërkoi zhvillimin e bisedimeve.

    Takimi shënoi kontaktin e parë në nivel ministrash të Jashtëm mes Rusisë dhe Gjermanisë që prej vitit 2022, kur nisi pushtimi rus i Ukrainës.

    Gjatë bisedimeve, Wadephul i bëri thirrje Moskës të heqë dorë nga “shtegu i rrezikshëm i përshkallëzimit”, ndërsa shprehu gatishmërinë e Berlinit për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë, nëse Kremlini tregon vullnet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    Lavrov iu përgjigj publikisht këtyre qëndrimeve, duke kritikuar deklaratat e kancelarit gjerman Friedrich Merz për forcimin e kapaciteteve ushtarake të Gjermanisë.

    “Kancelari Merz thotë se Gjermania duhet të jetë sërish fuqia e parë ushtarake në Evropë. A e kupton Berlini se çfarë mund të sjellë kjo? Nuk kanë mësuar gjë gjermanët nga leksionet e Luftës së Dytë Botërore?”, deklaroi Lavrov.

    Pas fjalimit, në një konferencë për mediat, kryediplomati rus u pyet për takimin me homologun gjerman dhe mundësinë e dialogut mes dy vendeve.

    “Asgjë e re nuk erdhi nga nisma e ministrit të Jashtëm. Ai thjesht përsëriti qasjen e tij publike, duke dënuar Rusinë. Ju mund ta gjykoni vetë nëse kjo vlen për dialog apo jo”, tha Lavrov.

    Marrëdhëniet mes Berlinit dhe Moskës janë përkeqësuar ndjeshëm që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Në fillim të shtatorit, Gjermania akuzoi Rusinë për përfshirje në sulmin me dron ndaj aeroportit të Lajpcigut në gusht.

    Berlini njoftoi më pas masa të reja ndaj Moskës, përfshirë mbylljen e konsullatës ruse në Bon dhe të qendrës kulturore ruse në Berlin, të cilën autoritetet gjermane e kanë konsideruar si të lidhur me veprimtari spiunazhi.

    Gjermania ka paralajmëruar gjithashtu kontrolle më të forta kufitare për shtetasit rusë dhe rritje të presionit ndaj të ashtuquajturës “flota hije” e Rusisë.

    gjermani Lavrov moske
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasje Lavrov–Gjermani: A nuk kanë mësuar gjermanët nga Lufta e Dytë Botërore?

    September 27, 2026

    Dhuna me Bazë Gjinore në politikë, faktor dekurajues për pjesëmarrjen e grave në politikë

    September 27, 2026

    Rama: Në asnjë vend të mbytur nga korrupsioni, drejtësia nuk prek ministra e kryebashkiakë

    September 27, 2026

    “Penalltia na theu psikologjikisht”, kapiteni i Bjellorusisë zbulon debatin me arbitrin pas humbjes ndaj Shqipërisë

    September 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.