Diplomati Mal Berisha ka kritikuar deklaratën e Edi Rama ndaj ish-presidentit amerikan Joe Biden, të bërë gjatë një mbrëmjeje gala në New York të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane.
Rama deklaroi në këtë aktivitet se Biden e kishte tradhtuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara nuk kishin bërë mjaftueshëm për të parandaluar procesin që çoi në dënimin e tij në Hagë.
I ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV, me moderatorin Edvin Parruca, Berisha e cilësoi këtë deklaratë si veçanërisht problematike, duke theksuar historikun e Bidenit në raport me Kosovën.
‘Dhe aty ai ka mbajtur një fjalim aq kontrovers, aq antiamerikan, sa e ka cilësuar në mënyrë ofensive ish-presidentin Biden si një tradhtar’, u shpreh Berisha.
Sipas diplomatit, deklarata e Ramës është e pabazuar edhe për shkak të kronologjisë së krijimit dhe funksionimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
‘Të them të vërtetën, fatkeqësisht rruga e ka ajo që... ai si njeri, dashamirës i shqiptarëve, shkoi në atë që njihet me emrin Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, e cila ka qenë një galë e organizuar për dy figura shumë të ndritura dhe kam dëshirë që të dy t'i theksoj, që pavarësisht se kush jua ka dhënë atë dekoratë, për të cilin kam rezervat e mia dhe komuniteti këtu ka shumë rezerva, prapë se prapë Uesley Clark dhe Bruno Selimaj janë dy figura të ndritura.
Për Clark nuk ka nevojë me fol, por për Bruno Selimajn mund të them që është një ndër individët me kontribut më të madh në çështjen e donacioneve për UÇK-në dhe për çdo aktivitet që është bërë në dobi të çështjes së Kosovës.
Dhe aty ai ka mbajtur një fjalim aq kontroversal, aq... aq antiamerikan, sa e ka cilësuar në mënyrë ofensive... ish-presidentin Biden si një tradhtar. Dhe e ka caktuar, e ka caktuar si tradhtar se gjoja ai ka tradhtuar Hashim Thaçin, në një kohë kur Gjykata Speciale, Dhomat Speciale nuk janë ndërtuar në kohën e Biden-it dhe nuk ka qenë Biden-i president gjatë periudhës kur Gjykata ka zhvilluar aktivitetin e vet.
Pra, një pensionist, në jetën e vet private, i cili është një nga dashamirësit më të mëdhenj të kombit shqiptar. Dhe unë mund të them se kam qenë dëshmitar i fjalimit më patetik pro shqiptar që ka mbajtur ndonjë senator amerikan lidhur me Kosovën, dhe një nga njerëzit që e ka mbështetur më shumë në Senat, në Kongres dhe më vonë pastaj edhe në Shtëpinë e Bardhë çështjen e Kosovës.
Dhe arrihet me i thënë atij tradhtar me një term kaq fyes, sa unë për vete jam ndier i ofenduar, për fat të mirë nuk kam qenë dhe nuk do shkoja. Sepse nuk do shkoja vetëm se ishte ky njeri aty, Edi Rama.
Dhe e ka fyer njeriun i cili ka në rekordet e veta dashamirësinë më të madhe të ndonjë amerikani, mos harrojmë djali i tij e ka emrin në rrugën që lidh Bondsteel-in me Gjilanin, në nderim të veprës së tij dhe babait të tij, por i biri ka shërbyer në Forcat Amerikane në Bondsteel.
Pra, kjo është pjesa e parë. E dyta pastaj, në qoftë se mund ta trajtojmë bisedën në OKB, ajo është pastaj një skandal tjetër për mua. Edhe më i madh se ky, sepse në fund fare ndërsa fliste për UÇK-në para shqiptarëve, nuk tha asnjë fjalë në platformën e Kombeve të Bashkuara.’, tha diplomati Mal Berisha gjatë intervistës në SYRI TV.
© SYRI.net