AKTUALITET /

Tragjedia e familjes shqiptare që humbi 4 anëtarë nga shpërthimi, të afërmit e tyre mbërrijnë në Athinë

Shkruar nga Versus

Tragjedia e familjes shqiptare që humbi 4 anëtarë nga

Greqi- Një familje shqiptare u përball me një tragjedi pas shpërthimit të ndodhur ditën e premte në një godinë në Athinë e cila u shemb totalisht. Viktimat u identifikuan si Florin Hoxha, motra e tij Florida Hoxha, Eris Cani bashkëshortja e Florin Hoxhës dhe Alexander Kirpatrick, bashkëshorti i Florida Hoxhës.Gjithashtu mbetën të vdekur edhe pronarët e ndërtesës ku shqiptarët kishin shkuar për të kaluar disa ditë pushime familjare.

Sot familjarët e viktimave mbërritën në Greqi ku po zhvillohen ende hetimet për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi shpërthimin e fuqishëm që shembi godinën. Hetimet nga autoritetet kompetente për shkaqet e shpërthimit janë përqendruar në apartamentin në kat furnizim me gaz natyror, i cili përdorej për kuzhinën dhe një sobë. Megjithatë, siç u bë e ditur, gjithçka do të duhet të dokumentin e dytë, ku jetonte çifti i të moshuarve, pasi, sipas informacioneve të deritanishme, ka një tregues të fortë se shpërthimi ka ndodhur aty.

Sipas informacioneve nga burime kompetente, ky apartament ishte i vetmi që kishte furnizim me gaz natyror, i cili përdorej për kuzhinën dhe një sobë. Megjithatë, siç u bë e ditur, gjithçka do të duhet të dokumentohet për të përcaktuar nëse shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi natyror. Versus.al

 

Poll