Formacionet zyrtare të ndeshjes Austri-Kosovë, Zhegrova në stol

Nga A2 CNN
27 Shtator 2026, 17:41 | Futboll

Formacionet zyrtare të ndeshjes Austri-Kosovë, Zhegrova në stol

Përfaqësuesja e Kosovës luan në transfertën e Austrisë, në ndeshjen e dytë të Ligës B, në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” janë pa qendërmbrojtësin Albian Hajdari, që pësoi një dëmtim. Trajneri Franco Foda e ka zëvendësuar me Ron Raçin.

Ndërkohë, Edon Zhegrova ndodhet në stol, me Fodën që i ka besuar dyshes Baton Zabërgja-Ermal Krasniqi për të mbështetur Muriqin, shkruan A2.

Formacionet zyrtare:

Austri: Zawieschitzky; Veratschnig, Affengruber, Danso, Wober; Schlager, Seiwald; Wimmer, Wanner, Schmid; Adamu.

Kosovë: Muric; Raçi, Dellova, Krasniqi; Gallapeni, Avdullahu, Hoxha, Vojvoda; Krasniqi, Zabërgja; Muriqi

Përballja do të nisë nga ora 18:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos