Top News – Makinë me eksploziv në bazën britanike / Përdorej nga SHBA për të bombarduar Iranin
27/09/2026 18:00

Policia britanike ka arrestuar disa persona nën dyshimin për vepra penale që lidhen me eksplozivë afër një baze ajrore që përdoret nga forcat e Shteteve të Bashkuara, duke nxitur evakuimin e banorëve që jetojnë në afërsi. Policia kundër terrorizmit është parë duke arrestuar pesë persona, pas dyshimeve për një komplot me auto-bombë kundër forcave amerikane në bazën RAF Fairford. Grupi u gjet me tre furgonë, që dyshohet se mbanin eksplozivë. Policia e shpalli si “incident të madh” këtë ngjarje. Baza ajrore RAF Fairford përore nga Forcat Ajrore të SHBA-së dhe është përdorur për operacione ushtarake amerikane kundër Iranit. Disa banorë në një fshat aty pranë u evakuuan dhe ata u dërguan në një qendër lokale rekreative, tha policia. Policë të armatosur u panë duke bllokuar hyrjen në portën kryesore të bazës, sipas Reuters. Në mars, Britania i dha Shteteve të Bashkuara leje për të përdorur RAF Fairford dhe një bazë tjetër britanike lidhur me ato që Qeveria e përshkroi si veprime specifike dhe të kufizuara mbrojtëse kundër objekteve iraniane të raketave. Leja më vonë u zgjerua edhe për objektet dhe kapacitetet raketore që kërcënojnë transportin detar në Ngushticën e Hormuzit. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit paralajmëruan në korrik se çdo bazë e përdorur për sulme kundër Iranit do të konsiderohej objektiv legjitim, sipas agjencisë Reuters. Nuk pati menjëherë ndonjë tregues se arrestimet ishin të lidhura me Iranin ose me ndonjë qeveri të huaj. Forcat Ajrore të SHBA-së thanë se janë vigjilente dhe do të marrin masat e duhura për të mbrojtur personelin amerikan, civilët, kontraktorët dhe familjet e tyre, raportoi Reuters. Autoritetet britanike kanë paralajmëruar po ashtu muajt e fundit për kërcënimin e aktiviteteve armiqësore dhe të sabotimit të mundshëm nga aktorë shtetërorë, përfshirë Rusinë. Qeveria britanike ka thënë se nuk komenton për kërcënime specifike të inteligjencës apo të sigurisë. Policia britanike tha se beson se situata është nën kontroll.

Top News – Hartohen planet e evakuimit / Shtetet e NATO-s përgatiten për një sulm rus
27/09 18:00
Top News – Do godasë luftanijet në Oqeanin Indian/ Irani kërcënon Trump, hakmarrje nëse rinis sulmet
27/09 18:00
Top News – Makinë me eksploziv në bazën britanike / Përdorej nga SHBA për të bombarduar Iranin
27/09 18:00
Top News – Macron do një mandat të tretë / ‘Nuk e përjashtoj mundësinë’, flet presidenti francez
27/09 18:00
Top Channel/ ‘Këto zhvillime pjesë e një ndryshimi’, Rama: Unë nuk ndalem, Shqipëria ska kthim pas
27/09 17:58
Top Channel/ ‘Pa mua dhe PS do bënin Nocrokun’, Rama: Reformën se bënë as sorrat dhe as…
27/09 17:38
Top News – ‘Punoj për të lënë emrin.’ Rama: Asnjë qindarkë të qytetarëve te xhepat e mi
27/09 17:28
Top News – Rama e Berisha, ‘bashkë’ në Rinas
27/09 17:27
Top Channel/ ‘Kujtojnë se kanë shpikur Bombën’, Rama:Të përdalët e rrugëve le ta shpërthejnë….
27/09 17:21
Top Channel/ ‘Nuk jam engjëll, kam dhe unë gabime’, Rama: Nuk ka bir nënë që të ketë një…
27/09 17:21
Top Channel/‘Hëngrën dardha pas shpine’,Rama:Premtova Rilindje Europiane, jo administratë engjëllorë
27/09 17:08
Top Channel/ “Korrupsioni nuk po shtohet, po goditet”, Rama: Kemi marrë kosto, hetimet e drejtësisë…
27/09 17:01
Top Channel/ ‘Mori besim të pakyrsyer’ Rama për Vlora Hysenin: Ka hyrë në një borxh të madh me…
27/09 17:01
Rama iu drejtohet qytetarëve: Nuk ka bir nëne të ketë një provë që ju kam marrë një qindarkë!
27/09 16:57
Top News – Dorëheqje? Rama i prerë:: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas
27/09 16:56
Top News – “Nuk kam vjedhur asnjë qindarkë”/ Rama: Dhuratat i kam regjistruar si prona të shtetit
27/09 16:56
Top News – “Premtova fundin e…”, Rama: Si mund ta dijë kryeministri që vartësi shkel ligjin?
27/09 16:56
Top News – Rasti i Vlora Hysenit/ Rama: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund
27/09 16:56
Top Channel/ ‘Të dhënat vërshuar në tezgat mediatike’, Rama për Vlora Hysenin: Kjo qasje pa duar…
27/09 16:36
Top Channel / 60 ditë kohë për pronën / Regjistrimet nga kadastra, do të afishohen listat dhe …
27/09 15:09