Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama dhe Sali Berisha “bashkë” në Rinas, a u takuan të dy në aeroport?! Salianji ngre dyshime për marrëveshjen e fshehtë tek salla “VIP” (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama dhe Sali Berisha “bashkë” në Rinas, a u takuan
Fotomontazh-Sali Berisha dhe Edi Rama

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe një ndër kritikët e Sali Berishës, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke ngritur dyshime për një takim të mundshëm mes liderit të opozitës dhe kryeministrit Edi Rama në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Sipas Salianjit, takimi i mundshëm mes dy politikanëve mund të ketë ndodhur në ambientet VIP të aeroportit, në një kohë kur Rama pritej të kthehej nga Neë Yorku, ku ndodhej për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Pak para mbërritjes së kryeministrit në Rinas, në aeroport ishte Sali Berisha, i cili ishte nisur drejt Strasburgut për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Duke iu referuar pranisë së të dyve në të njëjtën kohë në pjesën VIP të aeroportit, Salianji kërkoi transparencë nga Berisha dhe ngriti pikëpyetje mbi atë që mund të jetë diskutuar mes tyre. Ai pyet nëse mes dy politikanëve është zhvilluar një bisedë dhe nëse gjatë saj është diskutuar situata politike në vend, përfshirë qëndrimin e Ramës përballë kërkesave për dorëheqje.

“Por sot ka edhe një pyetje që kërkon përgjigje të qartë: Sali Berisha ka detyrimin politik dhe moral të bëjë publike çfarë është biseduar me Edi Ramën në aeroport. Çfarë u diskutua? A u tërhoq Edi Rama nga dorëheqja pas kësaj bisede? A u diskutuan garanci të ndërsjella për paprekshmërinë e njëri-tjetrit? A pati ndonjë marrëveshje për të mbajtur Shqipërinë peng të një skeme të vjetër politike? Janë pyetje që qytetarët kanë të drejtë t’i bëjnë dhe që kërkojnë transparencë pasi u ber hera e dyte “që rastesisht” tek pjesa VIP e aeroportit gjendet Rama dhe Berisha njëkohësisht”, shkruan Salianji ndër të tjera.

Ndërkohë që theksojmë se deri në këtë moment, këto mbeten pretendime dhe pyetje të ngritura publikisht nga Ervin Salianji, ndërsa nuk ka një konfirmim zyrtar për një takim mes Ramës dhe Berishës në ambientet VIP të aeroportit.

Postimi i plotë:

Edi Rama duhet të largohet me forcën e qytetarëve të bashkuar, në sheshe dhe në rrugë. Çdo orë më shumë në pushtet është një orë më shumë shërbim ndaj kapjes së shtetit, grupeve të krimit të organizuar dhe shkatërrimit të institucioneve.

Rama nuk i njeh rregullat e demokracisë. Prandaj qytetarët duhet t’ia bëjnë të qartë se pushteti nuk është pronë personale dhe Shqipëria nuk është peng i askujt.

Por sot ka edhe një pyetje që kërkon përgjigje të qartë:

Sali Berisha ka detyrimin politik dhe moral të bëjë publike çfarë është biseduar me Edi Ramën në aeroport.

Çfarë u diskutua?

A u tërhoq Edi Rama nga dorëheqja pas kësaj bisede?

A u diskutuan garanci të ndërsjella për paprekshmërinë e njëri-tjetrit?

A pati ndonjë marrëveshje për të mbajtur Shqipërinë peng të një skeme të vjetër politike?

Janë pyetje që qytetarët kanë të drejtë t’i bëjnë dhe që kërkojnë transparencë pasi u ber hera e dyte “që rastesisht” tek pjesa VIP e aeroportit gjendet Rama dhe Berisha njekohesisht. 

Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga marrëveshje të fshehta, pazare politike apo garanci personal

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese