Kryeministri anuloi konferencën me gazetarët, Berisha: Kapitullim pa kushte i Ramës. Bardhi: Përgjegjësia nuk shmanget
Rama shmangu gazetarët në Rinas, Bardhi: Llogaridhënia nuk negociohet dhe përgjegjësia nuk shmanget 27 Shtator, 15:05 ...
Rama shmangu gazetarët në Rinas, Bardhi: Llogaridhënia nuk negociohet dhe përgjegjësia nuk shmanget 27 Shtator, 15:05 ...
Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit 27 Shtator, 14:55 ...
"Po studiojmë risqet që mund të sjellë në mjedis"/ Rama nga SHBA: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jasht&...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 119-të: Besimi fitohet, nuk propagandohet 26 Shtator, 19:24 Protesta kundë...
Përes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi ka thënë se Rama i është shmangur përgjegjësisë në lidhje me shpjegimet që duhet të jeptë për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni dhe, sipas tij, ka vënë në fajë SPAK-un dhe mediat opozitare.
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas deklaratave të dhëna nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndërmjet një video-mesazhi, duke e akuzuar në lidhje me përgjegjësinë që duhet të mbante për skandalin e SHISH.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi ka thënë se Rama i është shmangur përgjegjësisë në lidhje me shpjegimet që duhet të jepte për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni dhe, sipas tij, ka vënë në faj SPAK-un dhe mediat opozitare. Këlliçi shprehet se Rama nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi politike edhe pse Hyseni është emëruar në krye të postit personalisht nga ai.
Sipas tij, goditja e sigurisë kombëtare prej abuzimit me pushtetin u normalizua nga ana e kryeministrit. Këlliçi, e ka mbyllur fjalën e tij duke thënë se koha e Ramës ka mbarur, dhe nga qëndrimi i mbajtur ditën e sotme në deklaratat e dhëna është bërë edhe më i urryer nga qytetarët.
Reagimi:
Skandali i rëndë i Shërbimit Sekret, Edi Rama nuk mban asnjë përgjegjësi dhe fajëson SPAK e mediat opozitare!
Siç edhe pritej, Edi Rama nuk mbajti sot asnjë përgjegjësi për skandalin e rëndë të Shërbimit Sekret, ku kreu i saj është nën akuzë për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të informacioneve sekrete për llogari të krimit.
Për këtë aferë të pashembullt, Kryeministri tha se nuk ndjen dhe nuk mban asnjë përgjegjësi, edhe pse Vlora Hyseni është promovuar dhe emëruar personalisht nga ai. Sipas tij fajtor për Vlorën, janë referencat e shkëlqyera të partnerëve ndërkombëtarë!
Edhe pse Vlora Hyseni ishte shërbëtore e koordinatorit të Edi Ramës për bandat, Ergys Agasi. Edi Rama normalizoi sot atë që ka ndodhur, goditjen më të rëndë të sigurisë kombëtare prej abuzimit me pushtetin, dhe quajti faj të rëndë hetimet dhe veprimet e SPAK dhe raportimet e sakta të medias.
Ai sulmoi drejtësinë dhe mediat për korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin të qeverisë dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Edi Rama nuk do ta mbajë dot me forcë pushtetin! Ai u bë sot edhe më i urryer nga qytetarët, të cilët e shohin qartë se kush është në krye të këtij sistemi të kalbur, të korruptuar dhe të inkriminuar.
Koha e tij ka marrë fund!/Dosja.al
Tedi Blushi TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit t&...
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, mohoi akuzat kundrejt tij për fuqizimin e korrupsionit në institucionet shtetërore me “beki...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesave për dorëheqjen e tij, duke deklaruar se asgjë nuk do ta ndalë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar 2 media gjatë fjalimit të tij në Rinas. Rama i ka akuzuar këto televizione p&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për reformën në drejtësi, duke theksuar se ajo ka ardhur nga roli që ka pasur...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama ka shmangur gazetarët ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës se ka marrë si dhuratë një orë të shtren...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi akuzave të opozitës pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, Vl...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar mënyrën se si informacionet nga hetimet e drejtësisë bëhen publike në...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar arrestin dhe hetimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit, si një çësht...