Kryeministri anuloi konferencën me gazetarët, Berisha: Kapitullim pa kushte i Ramës. Bardhi: Përgjegjësia nuk shmanget
Rama shmangu gazetarët në Rinas, Bardhi: Llogaridhënia nuk negociohet dhe përgjegjësia nuk shmanget 27 Shtator, 15:05 ...
Rama shmangu gazetarët në Rinas, Bardhi: Llogaridhënia nuk negociohet dhe përgjegjësia nuk shmanget 27 Shtator, 15:05 ...
Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit 27 Shtator, 14:55 ...
"Po studiojmë risqet që mund të sjellë në mjedis"/ Rama nga SHBA: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jasht&...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 119-të: Besimi fitohet, nuk propagandohet 26 Shtator, 19:24 Protesta kundë...
Sipas tij, kryeministri në kundërshtim me çdo ligj ka firmosur dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k. për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, në momentin kur kompania nuk ekzistonte.
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të vendit Edi Rama. Ai ka kundërshtuar fjalët e kryeministrit se nuk ekziston asnjë vendim apo firmë që e implikon në shkelje të ligjit, duke ngritur dy çështje të cilat, sipas tij, lidhen drejtpërdrejtë me firmat e kryeministrit.
Në reagimin e tij ai ka përmendur bonusin e dhënë për kompaninë 'Intergrated Energy BV' së bashku me procedurën për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. Sipas tij, kryeministri në kundërshtim me çdo ligj ka firmosur dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k. për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, në momentin kur kompania nuk ekzistonte.
Sakaq, çështja e dytë që ngre sekretari i Përgjithshëm i PL-së lidhet me inceneratorin e Elbasanit ku pretendon se kryeministri Rama ka firmosur për negocimin pa shpallje të kontratës koncesionare për ndërtimin e inceneratorit edhe pasi procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncesioni ishte e paligjshme. Në përfundim, Blushi është shprehur me tone të ashpëra se asnjë bandit nuk vetëndalet me ndërgjegje në kriminalitetin e vet, duke shtuar së nuk pret dorëheqjen e kryeministrit dhe bën thirrje për largimin e tij nga pushteti.
Reagimi i plotë:
Edi Rama vërtetoi sot jo vetëm kartelën e tij klinike, por edhe papërgjegjshmërinë e një kleptomani dhe arrogancën e një banditi, që drejton me gjakftohtësi organizatën kriminale, që ka marrë peng të gjithë shtetin.
Ky mashtrues i pacipë, që sfidoi sot këdo duke pretenduar se nuk ekziston asnjë vendim apo firmë e tij në shkelje të ligjit, ja ku i ka dy gjurmë, që ulërasin në dritën e diellit.
1. Edi Rama, në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më 7.12.2016 firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k. për procedurën konkurruese për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Por, në fakt, kjo kompani NUK EKZISTONTE në momentin kur Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte atë në procedurën konkurruese.
2. Edi Rama ka firmosur, në kundërshtim me ligjin “Për koncesionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, për negocimin pa shpallje të kontratës koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, ishte njoftuar zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncesioni (negocimi pa shpallje) ishte e paligjshme.
Askush të mos lodhet duke pritur dorëheqjen e tij dhe as të mos ngjiret me kërkesën për largimin e vullnetshëm të tij nga pushteti.
Asnjë hajdut nuk vjedh për t’ia dorëzuar më pas plaçkën policisë. Asnjë bandit nuk vetëndalet me ndërgjegje në kriminalitetin e vet. Shporrja, dhe vetëm shporrja, është e vetmja zgjidhje që duhet ta marrin në dorë shqiptarët! Ky është i vetmi ilaç për shpëtimin e Republikës, të marrë peng nga një i sëmurë mendor, kleptoman dhe mafioz i pandreqshëm!/Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, mohoi akuzat kundrejt tij për fuqizimin e korrupsionit në institucionet shtetërore me “beki...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesave për dorëheqjen e tij, duke deklaruar se asgjë nuk do ta ndalë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar 2 media gjatë fjalimit të tij në Rinas. Rama i ka akuzuar këto televizione p&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për reformën në drejtësi, duke theksuar se ajo ka ardhur nga roli që ka pasur...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama ka shmangur gazetarët ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës se ka marrë si dhuratë një orë të shtren...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi akuzave të opozitës pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, Vl...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar mënyrën se si informacionet nga hetimet e drejtësisë bëhen publike në...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar arrestin dhe hetimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit, si një çësht...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj thirrjeve të opozitës për të shpjeguar mënyrën se si Vlora Hysen...