120 ditë protestë dhe qytetarët nuk tërhiqen.
Protesta maratonë vijon prej muajsh me një kërkesë të pandryshuar: dorëheqjen e Edi Ramës.
Në kërkesat e tyre qytetarët shprehen se nuk pranojnë më të heshtin përballë skandaleve, aferave dhe krizës së besimit që, sipas tyre, ka përfshirë qeverisjen.
Në fokus të zemërimit qytetar janë edhe zhvillimet e fundit që kanë përfshirë qeverinë, mes tyre arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Protestuesit kërkojnë përgjegjësi dhe transparencë për atë që po ndodh në institucionet më të rëndësishme të shtetit, duke e konsideruar situatën si një tjetër arsye për të kërkuar ndryshim politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu kujtojmë se edhe vizita e Edi Ramës në SHBA dhe pjesëmarrja në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është cilësuar vizitë e dështuar për shkak të mungesës së takimeve të nivelit të lartë me liderë amerikanë dhe europianë.
Në ditën e 120-të, mesazhi i protestuesve mbetet i njëjtë: përgjegjësi, transparencë dhe dorëheqja e Edi Ramës.
© SYRI.net
‘Në emër të Këshillit Bashkiak, por firmat janë të PS’/ Alimehmeti: Rama e futi Veliajn në burg, Rama e mban
Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin
SYRI TV/ Skandali i SHISH, Rama largon përgjegjësinë nga vetja: Përgjegjësia është individuale