E diel, 27 Shtator 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA-Iran/Trump: Priten bisedime të reja këtë javë. Teherani këmbëngul për zgjidhje diplomatike

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi për Axios se pret që negociatorët amerikanë të zhvillojnë bisedime të reja me Iranin gjatë kësaj jave. Deklarata vjen në një kohë kur ndërmjetësit po përpiqen të rikthejnë negociatat mes dy palëve.

Irani ka këmbëngulur se vetëm diplomacia mund të çojë në zgjidhjen e krizës, ndërsa ka vendosur kushte për rihapjen e ngushticës së Hormuzit dhe rifillimin e negociatave. Teherani i ka përcjellë SHBA-së një propozim përmes ndërmjetësve, por Trump e ka refuzuar atë.

Nga ana amerikane, ambasadori në OKB, Mike Waltz, e ka cilësuar propozimin iranian si “cinik”, duke argumentuar se Teherani kërkon heqjen e bllokadës dhe sanksioneve, si dhe akses në miliarda dollarë fonde. Ai tha se SHBA-ja mbetet e hapur për një marrëveshje, veçanërisht lidhur me çështjen e uraniumit të pasuruar.

Bisedimet zhvillohen në një klimë të tensionuar, ndërsa ngushtica e Hormuzit mbetet një nga çështjet kryesore të përplasjes mes dy vendeve. Sipas raportimeve të fundit, negociatorët amerikanë dhe iranianë kanë zhvilluar kontakte përmes ndërmjetësve, ndërsa palët vazhdojnë të kenë dallime të mëdha mbi kushtet e një marrëveshjeje.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.