Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës ka reaguar për herë të parë lidhur me lajmet që qarkullojnë në rrjetet sociale ku thuhet se ai dhe biznesmeni i arrestuar, Ergys Agasi janë kushërinj të parë. Malltezi fajësoi kryeministrin Rama duke shkruar se është ai personi përgjegjës i cili po përdor këtë “kartë” për të lidhur figurën e Agasit me familjen Malltezi dhe rrjedhimisht dhe me atë Berisha.
Ndërsa më tej u shpreh se nuk është takuar kurrë me Agasin.
Reagimi i plotë:
Meqë Edi Rama po përpiqet të më bëjë me kushëri tani mbi 50 vjeç, po i jap përgjigjen që meriton: Hajna dhe banditë si ergysi i ramës mund të kemi në fis të gjithë. Nuk ia kam idenë nëse është kushëri i 2, 3 apo 4 se kurrë nuk e kam takuar atë bastard që bënte pisllëqe me irena gjokën me 3 mbiemra për të burgos mua dhe liderin e opozitës. Po ashtu kurrë nuk kam takuar as albën që atë e di se e kam kushërirë të 2 por se burri i saj leçjan ka përla tokën time. Banditët i shërbejnë kryebanditit edi rama se me të vjedhin, rrëmbejnë e vendosin gjoba. Versus.al

