Kryeministri anuloi konferencën me gazetarët, Berisha: Kapitullim pa kushte i Ramës. Bardhi: Përgjegjësia nuk shmanget
Rama shmangu gazetarët në Rinas, Bardhi: Llogaridhënia nuk negociohet dhe përgjegjësia nuk shmanget 27 Shtator, 15:05 ...
Rama shmangu gazetarët në Rinas, Bardhi: Llogaridhënia nuk negociohet dhe përgjegjësia nuk shmanget 27 Shtator, 15:05 ...
Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit 27 Shtator, 14:55 ...
"Po studiojmë risqet që mund të sjellë në mjedis"/ Rama nga SHBA: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jasht&...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 119-të: Besimi fitohet, nuk propagandohet 26 Shtator, 19:24 Protesta kundë...
Mësohet se Shpëtim Aliu, pas problemeve që pati me Drejtësinë Shqiptare në muajin qershor 2026 është larguar nga Dubai në drejtim të Moskës në Rusi, me shpresën për ti shpëtuar një arrestimi të mundshëm nga autoritetet e Dubait dhe ekstradimit më pas në Shqipëri, siç ka ndodhur me rastet e tjera.
Detaje të reja kanë dalë nga operacioni, për kapjen në Rusi të Salvatore alias Shpëtim Aliut në Federatën Ruse, ku Interpol Moska ka njoftuar Interpol Tiranën, se kishte ndaluar një person Shqiptar i lançuar në sistem me pullë të Kuqe për “trafik droge” dhe “organizatë kriminale”.
Mësohet se Shpëtim Aliu, pas problemeve që pati me Drejtësinë Shqiptare në muajin qershor 2026 është larguar nga Dubai në drejtim të Moskës në Rusi, me shpresën për ti shpëtuar një arrestimi të mundshëm nga autoritetet e Dubait dhe ekstradimit më pas në Shqipëri, siç ka ndodhur me rastet e tjera.
Aliu ka shfrytëzuar këtë lëvizje për shkak të lidhjeve që ka pasur me një shtetase Ruse, më të cilën edhe është martuar. Ai kishte vendosur të jetonte në këtë shtet përmes kamoflimit dhe strehimit nën petkun e gruas. Por me sa duket identifikimi i kësaj gruaje, ka sjellë më pas dhe zbulimin e vendodhjes së bashkëshortit të saj, Salvatore alias Shpëtim Aliu, i cili është kapur gafil nga policia Ruse.
Pas kapjes së tij në Rusi, tashmë prokuroria e posaçme SPAK ka dërguar letërporosi përmes ministrisë së Jashtme në Federatën Ruse, me qëllim ekstradimin e Aliut në Shqipëri. Aliu, u shpall në kërkim nga SPAK në muajin qershor të këtij viti, pasi akuzohet sipas hetimeve se ka pasur një rol kyç në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës.
Sipas dosjes hetimore të SPAK, Salvatore Aliu, dyshohet se ka pastruar në Shqipëri të paktën 30 milionë euro, të siguruara nga aktivitetet kriminale. Një rol të rëndësishëm në menaxhimin e parave dyshohet se ka pasur vëllai i tij, Isa Aliu, i cili rezulton të ketë në pronësi katër kompani, të përdorura, sipas hetimeve, për investime në pasuri të paluajtshme, vila, apartamente, troje dhe ndërtime, përfshirë struktura hoteliere në zona turistike.
Në qershor 2026, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj Aliut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas hetimeve, Salvatore Aliu, përdorte platformën e komunikimit SKY dhe identifikohej me disa emra, mes tyre “Dala”, “Qero”, “Qerosi”, “Viktor” dhe “Albo Pelon”.
Në një komunikim të gushtit 2020 me vëllain e tij, Isa Aliu e informon se kishte në dispozicion 6 milionë euro. Dy javë më vonë, Salvatore Aliu e njofton se priste të merrte edhe 20 milionë euro të tjera. Në komunikimet e zbardhura nga hetuesit, ai dyshohet se i jepte të vëllait udhëzime se si të fshiheshin paratë deri në momentin e investimit të tyre. Ndër sugjerimet ishte edhe vendosja e parave në fuçi 50-litërshe dhe groposja e tyre./Syri.net
Viktimat GREQI- Familjarët e viktimave të shpërthimit të regjistruar ditën e premte në zonën e Plakës në Greqi...
Pamje nga momenti i vjedhjes VLORA- Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi dyshohet se g...
Një polic gjatë operacionit policor në Zubin Potok. Fotografi e publikuar nga Prokuroria Speciale. Gjatë një operacioni të zh...
Banesa e përfshirë nga flakët KORÇA- Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme n&eu...
Foto ilustruese KORÇA- Një person ka rënë në pragat e policisë ditën e sotme në Maliq pasi dyshohet se transporto...
Pamje nga zjarri SHKODËR- Një hotel është përfshirë nga flakët ditën e sotme pranë pedonales në qytetin e...
Shumica e veturave elektrike të importuara në Kosovë vijnë nga Kina. Nga 780 vetura elektrike të importuara në Kosovë gj...
Makina FIER- Një 66-vjeçar është arrestuar në Fier pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një arm&eum...
Policia RINAS- Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë dhe Rinas, në kuadë...
Bledar Cafi TIRANË- Bledar Çafi ka dalë sot para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...