Papa Leo XIV ka vlerësuar energjinë, entuziazmin dhe përkushtimin e të rinjve ndaj Kishës Katolike, gjatë një meshe madhështore në Paris, ku morën pjesë rreth 700 mijë besimtarë.
Ceremonia u zhvillua në Place de la Concorde, në ditën e dytë të vizitës katërditore të Papës në Francë. Përpara meshës, Papa përshkoi Champs-Élysées me automjetin papnor, duke përshëndetur mijëra njerëz që kishin mbushur rrugët e Parisit.
Në fjalën e tij drejtuar besimtarëve, Leo XIV u bëri thirrje katolikëve që të mos e mbajnë besimin vetëm për vete, por ta ndajnë atë me njerëzit që takojnë.
Në meshë morën pjesë bashkëshortja e presidentit Emmanuel Macron, Brigitte Macron, kryeministri Sébastien Lecornu, si dhe disa prej figurave kryesore politike të Francës, përfshirë kandidatë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Presidenti Emmanuel Macron nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e së shtunës, në respekt të parimit të ndarjes së Kishës nga shteti.
Vizita e Papës në Francë ka përfshirë edhe mesazhe për sfidat e kohës. Në fillim të qëndrimit të tij, Leo XIV përcolli një paralajmërim të fortë për zhvillimin e inteligjencës artificiale, duke ngritur shqetësimin për rrezikun e humbjes së njerëzillëkut.


