
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Cërrik pasditen e së dielës.
Një 21-vjeçar ka humbur jetën dhe një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur pas përplasjes së motorit që po drejtonte 21-vjeçari me një shtyllë, shkruan A2.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen nr. 3, shtetasi O. M., 21 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi O. M. ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërsa pasagjeri, shtetasi D. C., 17 vjeç, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)