Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Deti i kuq dhe nafta 'e zezë' shqiptare

VIDEO/ Brahaj: OKB-ja u kthye në skenë shou, liderët luajtën secili për vete, problemet mbetën aty

18:27, 27/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Sokol Brahaj, i ftuar në emisionin ‘Syri i Botës’ në SYRI TV, me moderatoren Dori Daka, komentoi zhvillimet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe përplasjet gjeopolitike që po dominojnë rendin ndërkombëtar.

Sipas Brahajt, ajo që u pa në OKB ishte më shumë një përplasje retorike mes liderëve sesa një përpjekje për të prodhuar një qëndrim të përbashkët për sfidat globale.

‘Gjithkush ka luajtur me top të vet në fushë, por nuk është se kemi bërë gola dhe ato që janë të mbetura vazhdojnë të jenë ende aty’, u shpreh Brahaj.

Ai tha se në qendër të vëmendjes ishin liderët e fuqive të mëdha, ndërsa Rusia, sipas tij, ishte më e zbehur në këtë panoramë.

‘Deri tek lideri kinez dhe amerikan, pra Rusia tashmë ishte shumë e zbehur atje, ndërkohë që dihet shumë mirë që muajt e fundit edhe Moska po digjet në flakë, pra domethënë shumë pika strategjike të Moskës, të karburantit, të petrolit po digjen në flakë.

E cila këtu lind edhe pyetja Dori se sa funksionale do të jetë domethënë arkitektura e sigurisë globale pra nën çadrën e Kombeve të Bashkuara, e cila lë shumë për të dëshiruar.

Por kjo nuk do të thotë që kemi një ndryshim pra të kësaj arkitekture sepse kemi një peshë, e cila ajo peshë ende sot vazhdon të shohë interesat e veta dhe gjeostrategjinë e saj, e cila Amerika e ka shprehur haptazi vazhdimisht domethënë që unë dua të jem xhandari i vetëm i botës dhe kjo në të gjitha fjalimet apo takimet e zotit Trump u pa domethënë, qoftë me liderin kinez, qoftë edhe me botën arabe, qoftë edhe me evropianët.

Në fakt këtë radhë ka qenë, po të thuash totalisht krejt shou, të gjithë liderët pra qoftë liderët e shteteve më të mëdhaja, po qoftë edhe liderët e shteteve të vogla, po qoftë për shembull edhe nëse mund ta vëmë në këtë edhe Vuçiçin, të gjithë kanë bërë shou domethënë.

Kanë folur të gjithë në prani domethënë aty nga ajo sallë e madhe, por gjithkush ka kënduar në karadashin e tij se në listë e vete askush tjetër nuk e ka dëgjuar.

Pra domethënë kemi shumë ndryshime nga e kaluara, e cila me të vërtetë çdokush po sheh që, unë po e them pra këtë domethënë, po e them këtë por se si do ta themi, po kemi pasur fjalime shumë interesante për shembull, edhe pse kanë qenë retorikë tashmë e 14 viteve të presidentit Erdogan i cili thotë se bota është më e madhe se pesë, po ashtu edhe e Vuçiçit i cili tha që ja pra tashmë ndryshoi pra, domethënë NATO-ja ka qenë një ndërhyrje jo legjitime në atë kohë, të cilat domethënë kanë qenë ndoshta të reja ku ty i ka dhënë guxim edhe vendimi në Hagë, puna e liderëve të UÇK-së.

Ka pasur shumë të tilla, por në fakt gjithkush ka folur për vete dhe jo se kemi dhënë rezolutën përfundimtare Dori, nuk e kemi domethënë në asnjë mënyrë si vitet e kaluara. Pra domethënë, gjithkush ka luajtur me top të vet në fushë, por nuk është se kemi bërë gola dhe ato që janë të mbetur vazhdojnë të jenë ende aty.

Në fakt këto rrahje në distancë me njëri-tjetrin apo këto thonjëza fjalë të rënda për njëri-tjetrin nuk janë vetëm në Kombet e Bashkuara, kanë qenë vazhdimisht dhe sidomos vitet e fundit, janë shprehur më shumë pra, me tetë, me shtatë tetorin e mbrapa.

Këto kanë qenë shumë të ashpra, por janë retorikë të cilat ju duhet të dy anëve, pra qoftë Beniamin Netanyahut dhe qoftë presidentit Erdogan. Ajo që ishte ndryshe nga domethënë në vitin tjetër, pavarësisht se nuk e kishim luftën në Amerikë-Izrael-Iran, por ishte edhe fjalimi shumë i rëndësishëm i Iranit i cili, Pezeshkiani, presidenti iranian foli domethënë ku i preku domethënë të gjitha të tjerat, pra preku në thonjëza edhe Turqinë, preku edhe Izraelin, por duke u fokusuar tek Gaza dhe lufta e tyre.

A do të kemi një domethënë, të gjitha këto retorika kaq të forta kundra njëri-tjetrit pra e presidentit Erdogan dhe zotit Beniamin Netanyahu, a do të kemi një konflikt aktual domethënë, një luftë të nxehtë mes tyre? Unë e shoh shumë të largët, por besoj që janë edhe për politika të brendshme, ende sepse siç e thamë pak më parë domethënë, sistemin global e kemi pra të Kombeve të Bashkuara.

Okej nuk është funksional, nuk është një arkitekturë, i ka vdekur arkitekti i cili e ka bërë, të fal, qe të tjera punë ajo, por në fund të fundit ky sistem ka mbetur dhe ky sistem besoj që nuk do të na e lejojë që të kemi një luftë të nxehtë mes Izraelit dhe Turqisë, ku dihet që Turqia është edhe anëtare e NATO-s dhe Trumpi domethënë u shpreh shumë mirë që NATO-ja do të vazhdojë, do të jetë edhe më e fortë në vitet në vijim.’, u shpreh gazetari Sokol Brahaj në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco